“SHQUP” Zyhdi Kroi: Berisha ‘fosile’ karrierë me shantazhe, Nishani vegël partie, të hetohet
TIRANË- I ftuar në rubrikën në TVNews24, Zyhdi Kroi, presidenti i Nderit të Shoqatës së Ushtarakëve hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit në ikje Sali Berisha dhe presidentit Bujar Nishani, në lidhje me Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, e cila pas dekretit të kreut të shtetit, i kalon selisë së PD-së.
Në një bashkëbisedim me gazetarin Denis Minga, Kroi u shpreh se Berisha ka ‘ndryshuar ligjet si i ka dashur qejfit”, sa i takon ushtarakëve, teksa shprehu zhgënjimin për presidentin Bujar Nishani që sipas tij’ është vegël’ partie.
Kryeministri tha se statusi i ushtarakut mund të hiqet?
Çështja e statusit nuk është ashtu si thotë Berisha, është ligji 9 110, dhe e ka titullin “për statusin e ushtarakut”. Ka dy nene, ku parashikohet dënimi me burgim, dhe rasti i dytë kur përfundon kontratën dhe e fundit kur vdes. Ka dhe një nen nr.42 për të drejtat e ushtarakëve në lirim, ku u lejohet të anëtarësohen në shoqata jo politike etj. Në asnjë rast ky ligj nuk parashikon heqjen e statusit nga kryeministri. Ligji i 2004 ka ndryshuar disa herë, por jo kjo pjesë sa i takon statusit të ushtarakut.
Ju nuk rrezikoni statusin nëse dilni të protestoni?
Ne bëmë një reagim dhe nëse lind nevoja do bëjmë serish protestë. Kryeministri është fosile e demokracisë, por i bëj thirrje kolegëve të vijnë dhe të mos bien pre e kërcënimeve, dhe e shantazheve se ai me këto është mësuar, Berisha e ka ndërtuar karrierën me shantazhe. Ne do mbështesim shefin e shtabit të përgjithshëm për qëndrimin e mbajtur.
Ju mendoni se kjo ka një tjetër skenar?
Skenari është tjetër, pasi lirimi i godinës së PD lidhet me familjen e presidentit.
Çfarë varësie ka pasur presidenti me këtë çështje?
Veç informacionit që kemi pasur nga media kemi pasur një takim me përfaqësues të shtabit të përgjithshëm. shtëpia e ushtrisë lidhet me të kaluarën e ushtrisë. Aty janë bërë seminare dhe me ndërkombëtarë, nuk është ashtu siç thotë Berisha që janë mbajtur vetëm morte dhe dasma. Nuk mund ti grabitet prona një ushtrie të një vendi anëtar të NATO.
vijon...