Ish-të përndjekurit kërkesa qeverisë ’ Rama’: Të dekorohet Lirak Bejko
TIRANË- Ish-të burgosurit politik nga vendi ku zhvilluan rreth 1 vit më parë grevën e urisë i kanë parashtruar disa kërkesa qeverisë Rama, e cila pritet të fillojë punën në muajin shtator.
Disa nga kërkesat e parashtruara për qeverinë, të cilën deklaruan se e mbështetën me 23 qershor, janë ligjërimi i ligjit të lustracionit, statusit të burgosurit politik, trajtime falas dhe punësime në administratë.
“Të gjitha qeverisjet deri tani kanë luajtur me të burgosurit politik. Kemi shumë besim dhe shpresojmë që qeveria aktuale që do të vijë dhe ka marrë votëbesimin, ku ka pasur dhe kontribut nga shtresa e të përndjekurve politik, do të marrë në konsideratë problemet e të burgosurve politik të cilët i ka vënë në programin e saj. pika e parë e kërkesës është dekorimi i Lirak Bejkos. Më motivacionin’ u vetëflijua, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut. Ata që u ngujuan në grevën e urisë, shtator- tetor 2012, të përfitojnë të parët shumën totale të vuajtjes së dominimit. Të zhdëmtohen së pari të burgosurit politik që janë gjallë. Strehimi, punësimi, arsimi dhe trajtimi mjekësor-ligjor i specializuar dhe falas. Të ndërtohen qendra rehabilitimi për ata të burgosur politik që kanë mbetur pa përkrahje dhe të vetmuar për shkak të persekutimit, të ligjërohet ligji i lustracionit, tu jepet një pension i unifikuar me atë të pleqërisë, mbështetur në kohën e vuajtjes së dënimit, të shpërblehemi me 25 euro për ditë burgu. Do të kërkojmë statusit e të burgosurve politik. Tu jepen paratë atyre të burgosurve p0litik që i kanë dorëzuar dokumentat me vonesë, në administratë të punësohen 2 % nga shtresa e të burgosurve politik”,- u shpreh ish- i përndjekuri politik Skënder Tufa.
Ish-të burgosurit politik do të përkujtojnë në muajin shtator grevën e urisë e cila zgjati 1 muaj dhe vetëflijimin e ish- të burgosurit politik, Lirak Bejko. (e.m/BalkanWeb)