Mbajtja e shamisë në shkolla, qeveria kosovare vendos në vjeshtë
PRISHTINE-Qeveria në Prishtinë është zotuar se do ta zgjidhë deri në vjeshtë çështjen e lejimit të bartjes së simboleve fetare në shkolla.
Këtë përgjigje ka marrë Amir Ahmeti, që kryeson Komisionin këshillëdhënës për çështjet e lirive fetare, pasi i ka dorëzuar kryeministrit Hashim Thaçi raportin paraprak me rekomandime për këtë çështje.
Në dokument, të cilin e publikon sot Radio Evropa e Lirë, shihet se tre nga katër anëtarët e këtij komisioni qeveritar, Amir Ahmeti (deputet i pavarur në Kuvend), Sabri Bajgora (kryeimam i Kosovës), e Habit Hajredini, (drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë të Drejtat e Njeriut dhe Mundësi të Barabarta në kuadër të Zyrës së kryeministrit), kanë nënshkruar raportin paraprak.
Kurse, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, nuk ka vënë firmën e tij në këtë raport.
Amir Ahmeti sqaron se çfarë ka sugjeruar ky ekip për debatin e lejimit të vajzave me shamia që të vijojnë mësimet në shkollat publike.
“Po shpresojmë se kryeministri do ta vlerësojë pozitivisht këtë raport dhe këto rekomandime dhe të fillojë me zbatimin e rekomandimit kryesor të këtij raporti që është anulimi i pikës 13 të nenit 4 të udhëzimit administrativ 06/10 të MASHT-it,” thotë Ahmeti, për Radion Evropa e Lirë.
Ahmeti që është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, thotë se nuk është habitur përse zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, nuk e ka nënshkruar këtë dokument, por habitet se përse po e mohon ekzistencen e tij.
“Mosangazhimi i zotit Selimi në komision, pasiviteti i tij me mosardhje në mbledhje, me kërkesat për shtyrje të takimeve, mosardhja në vizita zyrtare që i kishim me MASHT-in në të gjitha këto vende të BE-së, kjo lë të kuptojmë se ai është i interesuar që këtë punë ta shtyjë në pafundësi dhe mos ta rregulloj këtë çështje kurrë", shprehet Ahmeti.
Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, Selimi nuk e përmend ekzistencen apo jo të këtij dokumenti, por thotë se “janë bërë disa analiza të situatës me liritë fetare në shtetet e BE-së” dhe se me kaq nuk mbaron puna.
“Mund të them se një pjesë e punës është kryer”, nis shpjegimi i Selimit, sipas të cilit, kanë mbetur edhe shumë punë për t’u bërë për t’u konsultuar me komunitetet fetare në Kosovë, me shoqërinë civile, me organizatat e lirive dhe mbrojtjes së të drejtave të grave, deputetët e Parlamentit dhe hisedarë tjerë.
Sipas zëvendësministrit Petrit Selimi, debati për këtë temë, ndoshta ka konotacion më shumë politik sesa fetar.
(d.b/BalkanWeb)