Durrës, e përplasi motorçikletahumb jetën në spital 7-vjeçari
DURRES- Një fëmijë shtatë vjeçar është përplasur nga një motorçikletë në afërsi të stacionit hekurudhor në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja, duke e braktisur të aksidentiuarin. Fëmija u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra.
Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë dërguar shtatë vjeçarin me urgjencë në spitalin rajonal të këtij qyteti, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, fëmija ndërroi jetë gati 2 orë pas aksidentit.
7-vjeçari është identifikuar si shtetasi me inicialet E.Z, nga Vushtria e Kosovës dhe kishte ardhur bashkë më familjen për pushime në qytetin bregdetar, ndërsa në momentin e aksidentit ai ndodhej vetëm me një shok të tij.
Fillimisht familjarët e tij kishin menduar se djali i tyre kishte humbur, dhe po e kërkonin, por më pas janë njoftuar se djali i tyre ndodhej në spital.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në kërkim të drejtuesit të mjetit që përplasi shtatë vjeçarin, ndërsa do të sekuestrohen kamerat e sigurisë së lokaleve që ndodhen afër vendit ku ndodhi aksidenti, për të identifikuar autorin e ngjarjes, dhe rrethanat.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)