Durrës, AKU kontrolle në tregje
Forcohen kontrollet ushqimore në qytetin e Durrësit . Inspektoriati ushqimor po ushtron kontrolle për produktet e mishit dhe peshkut të cilat në disa zona të qytetit tregtohen në kushte të papërshtatshme higjenike.
Më e rënduar paraqitet situata në tregun e fruta-perimeve ku një pjesë e produkteve si mishi e peshku por edhe frutat dhe perimet shiten jashtë kushteve higjenike.
Sipas drejtorit të Ushqimit në Durrës Gëzim Ylli duhet që të forcohen kontrollet për të mos lejuar asnjë indivit të tregtoj në kushte të papërshtatshme. Një nga normat për anëtarësimin në BE është përmirësimi i kushteve të tregimit të produkteve ushqimore.