Zjarr në një shtëpi në Tiranë, s`ka të lënduar

Një shkëndijë elektrike ka shkaktuar flakë në një banesë në kryqytetet në afërsi të bllokut të ambasadave.
Në kohën kur një nga dhomat është përfshirë nga flakët familja Balla nuk ka qenë brenda dhe janë njoftuar nga komshinjtë e tyre, çka ka bërë që fatmirësisht të mos ketë lëndime në njerëz.
Kryefamiljari Shkëlqim Balla tregon rreth kësaj ngjarje duke theksuar se orenditë janë djegur tërësisht duke e boshatisuar kështu shtëpinë.