Iu shembet shtëpia, i bëjnë apel shtetit t`i ndihmojë
Shkëlqim Patoku, 56- vjeçari nga Tirana, sot është i pastrehë. Nga shirat dhe erat e mbrëmshme ka rënë çatia e shtëpisë së tij dhe ai përfundoi në gërmadha. Ka qënë policia ajo që ka bërë të mundur që 56-vjeçari të nxirret i gjallë së bashku me djalin e tij.
Patoku thotë se ka mbi 30 vite që jeton në këtë shtëpi në rrugën “Mine Peza” ku mesa duket ndërtimi i shtëpive të tjera përreth kanë rrezikuar shembjen e disa banesave të tjera. I alarmuar 56-vjeçari thotë se ka mbetur mes 4 rrugëve. Edhe fqinji i tij thotë se ndihet i rrrezikuar. Këto banesa të vjetra nuk mund të jenë rezistene në kushtet e dimrit.
Banorët thonë se janë kanë larguar familjarët sepse në këtë zonë ka disa banesa të vjetra të cilat rrezikohen nga shembja. Shkëlqim Patoku dhe fqinji i tij i bëjnë apel shtetit t`i ndihmojnë sepse nga sot janë të pastrehë.