Durrës/ Aksident, humb jetën i moshuari
Një i moshuar ka mbetur i vdekur pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në zonën e Plepave në plazhin e Durrësit. Sipas informacioneve në vendin e quajtur Plepa, përballë shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, 6 km larg Durrësit, automjeti më targë Tr 3214 C i drejtuar nga Ermal Koka 25 vjeç nga qyteti i Tiranës, ka aksidentuar për vdekje një burrë rreth 70 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Grupi hetimor tashmë ka mbërritur në vendngjarje dhe ende nuk ka konkluduar për shkaqet e këtij aksidenti.