Durrës, Amfiteatri, vendi më i vizituar nga të huajt
Amfiteatri i Durrësit është një prej objekteve arkeologjike më të vizituara në këtë sezon veror.
Burime nga dega e trashëgimisë kulturore në Durrës, thonë se është rritur ndjeshëm numri i vizitorëve të huaj. Shumica prej ture janë nga vendet perëndimore.
Kryesisht ata mbërrijnë në Durrës me anë të krocierave dhe gjatë qëndrimit perferojnë të vizitojnë monumentet arkeologjike.
Turistët interesohen kryesisht për mozaikët dhe vizitojnë galeritë e nëndheshme të amfiteatrit.
Por, megjithë rritjen e interesit amfiteatri i Durrësit ende nuk është në 100 % të kapaciteteve të tij.
Ai ofron shërbime vetëm gjatë orëve të ditës, pasi në mbrëmje mungon ndriçimi.
Prej kohësh ekziston një projekt për gërmimetë tjera arkeologjike, por punimet kanë mbetur pezull për shkak se kërkohet prishja e disa banesave
Por deri tani as pushteti qëndror dhe as ai lokal nuk po gjejnë zgjidhje.