Mbyllet procesi i numërimit në Lushnje, fiton Eriselda Sefa

Ka përfunduar procesi i numërimit në Lushnje. Nga 157 kuti të numëruara kandidatja e Partisë Socialiste, Eriselda Sefa është shpallur fituese.
Në vendin e dytë renditet Elton Bano i “Shtëpisë së Lirisë”.
Ndërsa në vendin e tretë renditet Indrit Sefa i Partisë Demokratike.
Më herët u shpall fitues kandidati i PS-së Blerim Sheraj në Vorë. Edhe në Rrogozhinë ka fituar kandidati i PS-së, Edison Memolla.
/rtsh.al/