Durrës, G99 dhuron gjak. Kryqi i Kuq apel qytetarëve
Kryqi i Kuq në bashkëpunim me spitalin e Durrësit, kanë mbledhur gjak nga Grupimi 99 i qytetit bregdetar, ndërsa kanë bërë apel për të gjithë qytetarët e Durrësit. Përpara vitit 1990, numri i dhuruesve me pagesë ishte 2000 ndërsa sot vetëm 200.
DURRES- Nga 300 dhurues që Kryqi i Kuq Shqiptar në Durrës duhet të kishte në vitin 2008, vetëm 168 persona i janë përgjigjur thirrjes për dhurim vullnetar. Aktualisht banka e gjakut në Durrës mbahet vetëm me dhurimet vullnetare që shpesh janë familjarë të pacientëve të cilët kanë nevojë për gjak, ndësra dhuruesit me pagesë janë gjithnjë e më të paktë. Kryqi i Kuq në bashkëpunim me spitalin e Durrësit, kanë mbledhur gjak nga Grupimi 99 i qytetit bregdetar, ndërsa apeli i drejtohet të gjithë qytetarëve të Durrësit.
Perfaqësuesit e Lëvizjes G99 janë shprehur se dhurimi i gjakut është një detyrë qytetarë e të gjithëve për të shpëtuar jetë njerëzish.
Gjaku i dhuruar shërben për shumicën e operacioneve që kryhen në spital , si dhe për të aksidentuarit apo për të sëmurët talasemikë. Përpara vitit 1990, numri i dhuruesve me pagesë ishte 2000 ndërsa sot janë vetëm 200 të tillë. (e.n/news24/balkanweb)