E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentari i Polonisë nesër viziton Tiranën

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Komorowski do të ketë takime të veçanta me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, ministra të kabinetit qeverisës dhe anëtarë të Komisionit për Politikën e Jashtme. 

TIRANE- Kryetari i Parlamentit të Polonisë, Bronislaw Komorowski viziton nesër Tiranën për një vizitë dy ditore.
Në axhendën e takimeve kryeparlamentari polak do të takohet paraditen e së enjtes me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, në një takim kokë më kokë në kryesinë e Kuvendit. Më pas të dy homologët do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, z. Komorowski do të ketë takime të veçanta me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, ministra të kabinetit qeverisës dhe anëtarë të Komisionit për Politikën e Jashtme.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›