Meta në Fier: Nëse humbim në zgjedhje, koalicion me PS
Lideri i LSI, Ilir Meta ka rideklaruar në Fier së partia që ai përfaqëson, nëse humbet zgjedhjet do të bëjë koalicion me PS dhe parti të tjera të majta, por kjo sipas tij nuk do të thotë ndryshim të qëndrimit të kësaj force politike për dhunimin e kushtetutës.
FIER- Meta ka rideklaruar në Fier së Lëvizja Socialiste për Integrim nëse humbet zgjedhjet do të bëjë koalicion me Partinë Socialiste dhe parti të tjera të majta, por kjo sipas tij nuk do të thotë ndryshim të qëndrimit të kësaj force politike për dhunimin e kushtetutës apo ndryshim pikëpamjesh për kodin zgjedhor.
Meta foli përpara mbështetësve të tij në Fier vecanërisht për gjendjen e rëndë që po kalon vendi, shoqëruar me papunësi dhe plagë të tjera.
“Është koha për veprim”. Ky është apeli-tha Meta-që bashkon gjithnjë edhe më shumë shqiptarët rreth LSI-së dhe koalicionit tonë dhe që bashkon me ne dhe gjeneratën më të re sepse vendi ka nevojë për punësim, vendi ka nevojë për një drejtim me ambicie të mëdha, por edhe për ata që kanë dhënë prova që mund ta fusin Shqipërinë në rrugën e progresit. Sepse të rinjtë, tha kreu i LSI, kanë nevojë për më tepër mundësi sesa ofrohen sot për të ardhmen e tyre. Sepse shqiptarët kërcënohen në çështjet me jetike, deri tek ekzistenca e tyre, pra duke vënë në rrezik edhe bukën e gojës.
Sipas Metës, berisha përpiqet të përcajë të majtën , duke theksuar se LSI është një forcë e majtë progresiste. “LSI asnjëherë nuk ka rënë pre e diversioneve të Sali Berishës për të përçarë opozitën. Ne çdo ditë punojmë në mënyrë të sinqertë dhe pa ekuivok për fitoren e koalicionit që ne përfaqësojmë dhe që ne drejtojmë. Ndaj dhe nuk ka pse të habitet askush, kur ne theksuam për të disatën herë që LSI-ja në rast se nuk i fiton zgjedhjet vetëm me koalicionin e saj, do të bëjë koalicion me partitë e majta dhe konkretisht me PS-në” deklaroi lideri i LSI. (e.n/Balkanweb)