E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres/ Gjykata vendos masen e arrestit per Andrea Berberin

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Andrea Berberin, i cili akuzohet per vrasjen e komshiut te tij, 42 vjecarin Luan Puja. Seanca gjyqësore e masës së sigurisë ndaj 65 vjecarit Andrea Berberi eshte zhvilluar nen masa të forta sigurie.

Kërkesa e prokurorit të çështjes në dhënien e masës së sigurisë “arrest me burg” është aprovuar nga trupi gjykues, i cili ka lënë në fuqi kërkesën e organit të akuzës që i dyshuari për vrasje të hetohet në burg. Mbi 65 vjecarin Andrea Berberi rëndon akuza e vrasjes dhe armëbajtjes pa leje.

Berberi akuzohet se tre ditë më parë në lagjen numër 15 Durrës, vrau me armë zjarri shtetasi Luan Puja, 42 vjec, me profesion elektricist. Vrasja ka pasur si motiv një konflikt të para disa viteve midis palëve, komshi me njëri-tjetrin, pikerisht në kohën që viktima Puja ishte kontraktuar nga Andrea Berberi për të kryer disa intalime elektrike ne banesen e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›