E Diel, 1 Nëntor 2026

OST: Rrjeti elektrik në Tiranë kërkon ndërhyrje urgjente

TIRANE - Rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike në Tiranë është në gjendje të papranueshme dhe kërkon ndërhyrje urgjente.

Kjo u deklarua sot nga administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Arben Ibroja, i cili prezantoi projektin për forcimin e rrjetit elektrik në kryeqytet.

“Kërkesa për energji elektrike është rritur me ritme tepër të larta. Për vitin 2010, afërsisht 33% e energjisë që është për nevojat e vendit përdoret vetëm për Tiranën. Këto linja 110 kv kanë një vjetërsi prej 40 apo 50 vjet. Korridoret e mëparshëm të linjave ajrore të transmetimit janë zënë nga ndërtesat e reja. Trasetë e këtyre linjave gjenden tashmë tërësisht brenda zonave urbane.”- deklaroi administratori i OST-së.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›