E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia mbeshtet projektet e zhvillimit te Tiranes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha zhvilloi një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Turqisë, Ankara dhe në Stamboll, me ftesë të kryebashkiakëve të këtyre qyteteve.

Zoti Basha u takua me drejtues të qeverisjes vendore dhe qendrore në dy kryeqendrat më të rendësishme të Turqisë.

Në takimin me kryetarin e bashkisë së Ankarasë, Melih Gëkcek u diskutua për rritjen e bashkëpunimit mes dy bashkive, në fushën e projekteve sociale, trainimit profesional të të rinjve, ngritjen e parqeve industriale dhe në fushën e shtimit të hapësirave publike dhe ato të gjelbra. Ndonëse ekziston një marrëveshje binjakëzimi mes dy qyteteve, niveli i shkëmbimit ka mbetur vetem në letër. Kryetari i bashkise së Ankarasë i cili e mban këtë post prej 18 vitesh, e ka njohur zotin Basha me nje sërë projektesh te ndërmarra në këtë qytet te cilat kanë patur një impakt të jashtëzakonshem tek banoret. I shoqëruar nga zoti Gecek, zoti basha vizitoi disa parqe, qendra sociale të trainimit profesional, shkolla, kopshte, dhe cerdhe të ngritura nga bashkia e Ankarasë.

Z.Gecek tha se “Bashkia e Ankarasë do të mbështesë iniciativat e zotit Basha për gjelbërimin, ngritjen e parqeve industriale, etj. Vemendje të vecantë, zoti i Basha i ka kushtuar bashkëpunimit për trainimin profesional të të rinjeve, duke bërë të ditur se punësimi mbetet prioriteti kryesor i bashkisë së Tiranës. Kryetari i bashkise së Ankarasë shprehu gadishmërinë për të ndihmuar edhe në ngritjen e qendrave sociale të cilat sipas Bashës do të ndihmojnë fëmijët në nevojë”.

Po ashtu, gjatë qëndrimit në Ankara, z.Basha u takua me Ministrin e Financave, z.Mehmet Shimshek, dhe drejtues të Bankës së njohur Turke, Exim Bank.
Basha i njohu autoritetet turke me projektet e Bashkisë së Tiranës për zhvillimin e qytetit, si vendosja e linjës së tramit, apo projektet të tjera të infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik. Basha u shpreh për nevojën e ndërtimit të Tramit, pasi kjo do të ndihmojë për lehtësimin e trafikut dhe reduktimin e ndotjes.
Bashkëbiseduesit shprehën vlerësimin e tyre për projektet e z.Basha dhe u shprehën të gatshëm për të shqyrtuar mbështetjen e këtyre projekteve.

Në Stamboll, z.Basha u prit nga kryetari i Bashkisë, Kadir Topbash. Kreu i Bashkisë së Stambollit u njoh me planet e Bashkisë së Tiranës për zhvillimin e qytetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Z.Topbash u shpreh i gatshëm për të ndihmuar z.Basha në planet e tij për zhvillimin e Tiranës.
“Z.Basha ka marrë detyrën e re si kryetar Bashkie i Tiranës. Kjo ishte një vizite zyrtare, dhe mund të them se jemi të gatshëm të ndihmojmë në cdo fushe, në krye, transporti publik, ujesjellës-kanalizimet. Do të ofrojmë asistencë dhe do ndihmojmë me ekperiencën tonë. Jo vetëm në këto fusha, por kudo ku ka nevojë do ndihmojmë Bashkinë e Tiranës. Do të hartojmë sëbashku protokolle për bashkëpunimin dy palësh, për ti hapur rrugën binjakezimit të dy qyteteve. Kryetari Basha na njohu me projektet për të ardhmen dhe jam i bindur që do t’i vendosë në jetë. Zhvillimi që do të ketë Tirana, do na gëzojë pa masë”, tha Topbash.

Ndërkohë, z.Basha duke vlerësuar mikpritjen, u shpreh se nga zhvillimi i Stambollit dhe nga Bashkia e qytetit ka shumë për të mësuar, që nga koha kur kjo qendër e rëndësishme e turqisë drejtohej nga Erdogan e deri sot.

“Ne kemi shumë sfida dhe po ashtu oportunitete të mëdha, në bashkëpunimin tonë. Diskutuam për projekte konkrete, nga fusha e transportit publik, tek fusha e ujësjellës – kanalizimeve, mbetjeve urbane, projekteve sociale, etj. Unë pres me padurim të përfitoj nga përvoja e çmuar e Kryearit Topbash dhe Bashkisë së Stambollit nën drejtimin e tij”, tha Basha.

Gjithashtu, z.Basha u takua me Guvernatorin e Stambollit, Hysein Avni Moglu ku u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit. Z.Moglu tha se Tirana është qyteti më i rëndësishëm dhe më i bukur në rajon. “Unë jam i bindur se me ju kryetar Bashkie, Tirana do të jetë edhe qyteti më i zhvilluar i rajonit”, u shpreh Moglu. Z.Basha e njohu guvernatorin me procesin e hartimit të planit urbanistik të Tiranës dhe me projektet strategjike. Guvernatori vlerësoi iniciativën e z.Basha për hartimin e planit urbanistik, pasi sipas tij mungesa e një plani sjell dëme të cilat janë shpesh të parikuperueshme, ose me kosto shumë të lartë.

Kryebashkiaku Basha vizitoi metronë e Stambollit, qendrën e monitorimit të saj si dhe linjën e Tramit. Me linjën e Tramit në Stamboll qarkullojnë cdo ditë rreth 760 mijë qytetarë.

z.Basha vizitoi edhe qendrën e kontrollit të trafikut, ku pa nga afër se si menaxhohet trafiku në një qytet me qarkullim të rënduar, në raste aksidentesh apo në rastet e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›