“Hoxha mashtrues”, prokuroria: Artan Kristo, kthim në qeli
TIRANE - Prokuroria kërkon rikthimin në qeli për hoxhën Artan Kriston i akuzuar pak kohë më parë për “thirrje publike dhe propagandës për kryerjen e veprave penale për qëllime terroriste”. Me anë të një kërkesë të depozituar në Gjykatën e Lartë, Prokuroria e Durrësit kërkon caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” për personin nën hetim Artan Kristo.
Ndërkohë, burime nga Prokuroria e qytetit bregdetar bëjnë të ditur për “Gazetën Shqiptare” se kërkesa në fjalë ka lidhje me procesin gjyqësor që është duke u zhvilluar aktualisht në Gjykatën e Durrësit, ku Artan Kristo akuzohet për veprën penale të “mashtrimit me pasoja të rënda”.
Procesi
Gjykatën e rrethit Gjyqësor Durrës është duke zhvilluar procesin gjyqësor në ngarkim të Artan Kristos për veprën penale të “mashtrimit”. Akuza në fjalë është ngritur ndaj tij që në kohën që ai u arrestua në banesën e tij në Shkozet të Durrësit. Përveç akuzës kryesore që kishte të bënte me nxitjen, thirrjen publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, Artan Kristo akuzohet edhe për veprën penale të mashtrimit. Nga hetimet është mësuar se në shtëpinë e tij ai ushtronte edhe profesionin e mjekut popullor, duke pretenduar se shumë persona me sëmundje të ndryshme nuk vuanin nga ndonjë diagnozë e përcaktuar, por thjesht ishin “pushtuar nga xhindet”. Ndërkohë, në lidhje me këtë akuzë hoxha është duke u gjykuar në gjendje të lirë.
E shkuara e Kristos
Artan Kristo është arrestuar më 12 tetor 2009 nën akuza të forta që lidheshin me thirrje për akte terroriste të zbuluara nga SHISH, më pas të verifikuara për muaj me radhë nga prokuroria e Tiranës. Hoxha Artan Kristo, emri i të cilit shënohet herët në dosjet e policisë dhe të Prokurorisë që me vrasjen e Sali Tivarit në janarin e 8 viteve më parë, doli para gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën përfundimtare të gjykimit më 10 dhjetor të vitit 2010. Prokurori i çështjes, i kërkoi në atë kohë trupit gjykues të dënojë “terroristin” shqiptar me 5.6 vite burg, por më pas ky trup gjykues vendosi të linte masën e dënimit me 5 vite burg për Kriston. Ky i fundit, asnjëherë nuk pranoi akuzën e ngritur nga hetimi, duke bërë publike disa herë faktin se thirrjet e tij të zbuluara në tri adresa interneti ishin keqkuptuar. Akuza që ngriti prokuroria për të ashtuquajturin ekstremist, ishte ajo e “thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave penale për qëllime terroriste”. Por vetëm në 31 gusht 2011, Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar si të papranueshme akuzat e ngritura nga prokuroria.
(er.nu/GazetaShqiptare/BalkanWeb)