E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Peshkimi i ligjshëm, prioritet i BE-së

Durrës- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi ka bërë thirrje për të luftuar peshkimin e pakontrolluar dhe të paligjshëm në të gjitha hallkat e procesit të tij.

Ambasadori Sequi ka kërkuar ti jepet përparësi industrisë ligjore të peshkimit, në mënyrë që të plotësohen standartet europiane. Duke vënë theksin në faktin se Bashkimi Europian ka investuar 2 milionë euro për sektorin e peshkimit, dhe duke shtuar se duhet një angazhim i plotë nga ana e vendit tonë. Këto deklarata ambasadori Sequi i bëri gjatë ceremonisë së përurimit të sistemit Blue-Box në Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale në Plepa të Durrësit.

Nga ana e tij vetë Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu shprehu mirënjohjen për kontributin që ka dhënë Komisioni Europian për sektorin e peshkimit. Duke e cilësuar atë si një sektor shumë të rëndësishëm për vendin tonë.

Vendet e BE-së por edhe Shqipëria ndeshen me gjuetinë e paligjshme dhe të pakontrolluar, ndaj dhe mbrotja e gjallesave dhe mjedisit ujor që për shumë komunitete përbën burim jetese, vazhdon të jetë përparësi e vendeve të Bashkimit Europian.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Axhenda dixhitale e Shqipërisë, Sequi: E rëndësishme për KE-në
  2. Azil në BE, Sequi: Është rritur numri i azilkërkuesve shqiptar
  3. E drejta e autorit në Shqipëri, ndihmë nga BE- ja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›