E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis Kampionati i futbollit shqiptar, Blutë presin Flamurtarin

TIRANE- Kampionati kombëtar i futbollit do të startojë sot në orën 17.30, duke i dhënë i jetë sezonit të ri futbollistik në Shqipëri.

Pas një edicioni katastrofik, me akuza, trukime ndeshjesh, akte dhune apo fusha të baltosura, tifozët presin të shohin diçka ndryshe. Duke parë lëvizjet në merkato, pritet një kampionat më i ndezur, me një luftë shumë më të fortë, pasi janë të paktën 5-6 skuadra që nuk kanë diferenca të mëdha me njëra-tjetrën dhe do të synojnë zbritjen nga froni të Dinamos.

është pikërisht kjo e fundit që do t'i japë start sezonit të ri, ndërkohë që të gjitha të tjerat do të jenë në ndjekje të saj. Blutë do të zbresin në fushë përballë Flamurtarit pas një ceremonie festive të organizuar nga FSHF. Ndërkohë, në mbrëmje do të jetë ndeshja mes Teutës dhe Laçit, ndërsa ditën e nesërme do të jenë dy super ndeshje, Shkumbini-Kastrioti dhe Elbasani-Tirana.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›