Serbi, pranga policëve serbë, u lëshuan pasaporta kosovarëve
BEOGRAD- Disa policë serbë janë arrestuar nën akuzën e dhënies së dokumenteve false për shqiptarë të Kosovës sikur jetonin në Serbi për tu pajisur me pasaportë serbe në këmbim të rryshfetit.
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç njofti dje arrestimin e policëve si dhe të disa qytetarëve shqiptarëve si të dyshuar se kanë paraqitur vendbanime të rrejshme.
Ministri Daçiq ka theksuar se policia po zhvillon “kontrollime rigoroze” prej fillimit të vitit, pasi qytetarët e Serbisë më nuk kanë nevojë për viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian.
Përfaqësues të disa organizatave në Prokuple kanë thënë se është paraqitur aktakuzë penale ndaj personave, të cilët kanë mundësuar që 51 shqiptarë nga Prishtina dhe Podujeva, të regjistrohen si banorë të gjashtë fshatrave të komunës Meroshina.
Sipas Daçiç, këto raste kanë ndodhur “edhe në viset e tjera të Serbisë, e jo vetëm në Meroshina”.
(s.g/balkanWeb)