Durrës-Kukës, 15 milionë USD për 1 km
Ministria e Financave ka publikuar për herë të parë të dhënat mbi monitorimin e buxhetit për vitin 2008, nga ku rezulton se niveli i investimeve arrin në rreth 97 për qind. Me urdhër të ministrit Ridvan Bode, ekspertët e dikasterit të Financave nisën monitorimin mbi mënyrën e kryerjes së shpenzimeve për çdo institucion qendror. Duke u ndalur konkretisht te Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, vërehet se shpenzimet mesatare për rrugën Durrës-Kukës gjatë vitit 2008 kanë qenë më të larta se në çdo aks tjetër kombëtar. Sipas Ministrisë së Financave, për rrugën në fjalë, identifikuar me kodin "rrugë A2 me katër korsi", janë shpenzuar për çdo kilometër rreth 15 milionë dollarë. Për akset e tjera kombëtare, Transportet kanë shpenzuar më pak, madje edhe kanë kursyer. Duke marrë për bazë koston prej 15 milionë dollarë/km, si dhe gjatësinë e rrugës prej rreth 57 kilometrash, del totali me rreth 855 milionë dollarë mbi vlerën e investimit për Rrëshen-Kalimash.
Kostot e rrugëve
Realizimi i shpenzimeve për programin "Rrjeti i rrugëve nacionale", që përfaqëson rreth 80.3 për qind të totalit të buxhetit të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, krahasuar me planin vjetor, rezulton: shpenzimet korente 96.2 për qind dhe shpenzimet kapitale në rreth 97 për qind. Fondi në total për këtë zë në buxhetin e ministrisë gjatë vitit 2008 ishte rreth 300 milionë dollarë. Duke u ndalur konkretisht te formati i rrugëve "A2 me katër korsi", në raportin mbi monitorimin e buxhetit 2008 thuhet se shpenzimet faktike janë realizuar në rreth 98.7 për qind të parashikimit vjetor, ndërkohë që nga 10.1 kilometra të parashikuara, janë realizuar 10 kilometra. Në këto kushte, shpenzimet mesatare faktike për një kilometër rrugë të këtij lloji rezultojnë rreth 5 milionë lekë më të ulëta se parashikimi. "Në këtë grup rrugësh përfshihen kryesisht tipe rrugësh me katër korsi dhe gjerësi 20 m, si rruga Rrëshen-Kalimash, e cila zë pjesën më të madhe të realizimit të fondit dhe të sasisë së këtij grupi. Për këtë rrugë, shpenzimet faktike rezultojnë në rreth 99 për qind të planifikimit dhe vëllimi fizik i punimeve është realizuar në masën 100 për qind", sqaron në raport Ministria e Financave. Kostoja mesatare e kilometrit arrin në rreth 15 milionë dollarë (1.42 miliardë lekë). Në këtë grup, vijon raporti, përfshihet edhe rruga Kukës-Morinë, lotet 1-5, dhe Kalimash-Kukës, loti 1,2 ku deri në fund të vitit 2008 rezulton se shpenzimet e parashikuara janë realizuar në nivelin 93 për qind, rrjedhojë kjo kryesisht e problemeve me shpronësimet, si dhe me modifikimet e projektit, që kanë çuar në rishikimin e afatit të zbatimit të kontratave.
Projektet e tjera
Në lidhje me produktin "Ndërtim rruge të tipit A2‘ 2x2, me trotuare dhe ndriçim", në fund të vitit 2008 rezulton se shpenzimet dhe sasitë e kilometrave të parashikuar janë realizuar në nivelin 100 për qind. Shpenzimet mesatare faktike për një kilometër rrugë të këtij tipi, rezultojnë rreth 1.1 milionë lekë më të ulëta se parashikimi. Në këtë grup rrugësh përfshihen kryesisht tipe rrugësh me katër korsi dhe gjerësi që varion nga 24-25 metra, ku mund të përmendim ndërtimin e rrugës transballkanike Vlorë, Instituti Kamzë-Kthesa Zall Herr dhe Qendër Kamzë-Kthesa Zall Herr, rruga Shkozet-Durrës Zona e Kënetës etj.). Me buxhetin suplementar për këtë grup u miratuan fonde për ndërtimin e rrugës Porto-Romano, Durrës (lotet 1,2) rruga "Aleksandër Goga" Durrës, rruga Milot-Fushë Krujë (lotet 1,2, dhe 4-10), by pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë (lotet 1,2), për të cilat janë lidhur kontratat deri në fund të vitit dhe ka filluar puna për mobilizimin e kantiereve.
Format dhe kostoja mesatare
Rrugë A2‘ 2x2
Janë rrugë me trotuare dhe ndriçim, ku kostoja mesatare e një kilometri arrin në rreth 2.4 milionë dollarë. Kjo formë aksi përfshin Kamzë-Kthesa Zall Herr dhe Milot-Fushë Krujë
A2, me katër korsi
Në këtë grup rrugësh përfshihen kryesisht Rrëshen-Kalimash, Kukës-Morinë dhe Kalimash-Kukës. Kostoja mesatare e këtyre rrugëve në kilometër vlerësohet në 15 milionë dollarë
B1, me dy korsi
Shpenzimet mesatare për një kilometër rrugë të këtij tipi rezultojnë rreth 850 mijë dollarë. Këtu futet Unaza e Shkodrës loti 1,2; rruga Bulqizë-Ura e Çermës; Qafë Plloçë-Korçë
C2, me dy korsi
Shpenzimet mesatare faktike për çdo kilometër rrugë të këtij tipi, janë rreth 620 mijë dollarë. Këtu përfshihet rruga paralele Tiranë-Vorë, Dhërmi-Himarë-Qeparo-Sarandë, Vuno-Sarandë
Ura dhe mbikalime C2
Këtu përfshihen ura e Dragotit, lidhja e Beratit me rrugën e Përmetit, rikonstruksioni i urave në rrugën e Velipojës. Kostoja për çdo kilometër rezulton në rreth 35 mijë dollarë