Fluks pacientësh në qendra shëndetësore e urgjencë
Temperaturat e larta dhe virozat e stinës veç urgjencave të spitalit "Nënë Tereza" kanë mbushur edhe qendrat shëndetësore e poliklinikat. Gjendje të fikëti, temperaturë e lartë, këputje, shqetësime gastro-intestinale, por edhe infeksion të rrugëve respiratore, kanë qenë shqetësimet më të mëdha të qytetarëve.
E gjithë kjo javë e nxehtë ka sjellë fluks pacientësh edhe në urgjencën e Tiranës. Tashmë qytetarët, duke u njohur me situatën e fluksit në spitalin më të madh të vendit, kërkojnë të zbatojnë sistemin e referimit, për t‘u paraqitur më pas në spital në rast komplikacionesh. Pasi marrin ndihmën e parë largohen për në shtëpi, të tjerë marrin recetën që i shkruan mjekun dhe largohen për në farmaci. Më shumë se të gjithë, ata që preken nga virozat janë fëmijët e vegjël. Në një qendër shëndetësore në Tiranë priten mesatarisht nga 14-20 fëmijë me virozat e stinës. Mjekët e fëmijëve bëjnë konsultën, më pas vendosin nëse fëmija duhet të marrë trajtim dhe të largohet apo duhet të qëndrojnë i shtruar nën vëzhgimin e mjekëve. Sakaq, sipas sinoptikanëve, sot dhe nesër do të kemi një ulje të temperaturave nga 1-2 gradë Celsius, por ditën e hënë ato do të rriten sërish duke kapur vlerën deri në 40 gradë Celsius. Dje termometri ka regjistruar si temperaturë më të lartë 39 gradë Celsius. Këshillat e mjekëve janë kryesisht për fëmijët, për moshat e treta, për pacientët kronikë, gratë shtatzëna dhe personat me imunitet të ulët. Mjekët rekomandojnë qëndrimin në vende të freskëta, konsumin e ujit, freskimin, ajrosjen e banesës, dietë të lehtë ushqimore.