Durrës-Kukës, Lulzim Basha i pandehur. Të enjten në Prokurorinë e Përgjithshme
Tiranë- Rruga Durrës-Kukës do të ketë në bankën e të akuzuarve, ministrin e Jashtëm Lulzim Basha, që në kohën e firmosjes së rrugës ishte ministër i Transporteve. Ditën e enjte, më datë 27 nëntor ai do të thirret në Prokurorinë e Përgjithshme ku do të japë shpjegime para prokurorëve dhe hetuesve për projektin e Durrës-Kukës dhe fondet e akorduara per te. Ministri pa imunitet do të jetë në organin më të lartë hetimor në orën 14.00 të kësaj dite.
Ky lajm është konfirmuar sot nga Zef Nikaj, avokati mbrojtës i ministrit Lulzim Basha. Në një deklaratë për mediat ai tha se "sipas flete-thirrjes njoftohet klienti im Lulzim Basha te paraqitet me daten 27 nëntor në Prokurorinë e Përgjithshme". Kjo paraqitje sipas flete-thirrjes duhet te behet per t'u njohur me aktin e njoftimit te akuzes dhe per t'u marre ne pyetje ne cilesine e te pandehurit, shtoi ai.
Avokati i Bashës e ka quajtur sulm politik, thirrjen e ministrit të Prokurori si I pandehur. Ndërsa deri tani Basha është thirrur në cilësinë e të pyeturit. Sipas avokatit, Nikaj, këto veprime tregojnë abuzimin me pushtetin ligjor nga ana e Prokurorisë së Pergjithshme si dhe shkelje të Kushtetutes.
Deklarata vazhdon me shprehjen se shpërfillja e vendimeve të gjykatës demostron qarte prapavijën e pastër politike dhe prapaskenat politike që e përdorimin si mashe politike Prokurorinë e Përgjithshme.
Një ditë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë, shpalli të pafajshëm dy persona që ishin nën akuzë për këtë rrugë. Pikërisht, ish-zv.ministrin e Transporteve, Armand Teliti dhe ish-drejtoreshën e rrugëve, Lejla Saraçi pasi nuk u gjetën prova për fajësinë e tyre.
Në bankën e të akuzuarve për rrugën Durrës-Kukës do të shkojë ministri Lulzim Basha dhe ish-drejtori Juridik i Transporteve, Andi Toma. Ata akuzohen për abuzim me fondet e kësaj rruge.
Zyrtari Toma akuzohet sipas nenit 248 te Kodit Penal se ka shpërdoruar detyrën në bashkëpunim me ish-ministrin e Transporteve Lulezim Basha.