E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në familje, PS: Qeveria të mos heshtë

Tiranë- Në Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Partia Socialiste dhe Forumi i Gruas Socialiste ngriti edhe njëherë zërin për këtë problem shqetësues në shoqërinë tonë.

Gjatë një deklarate për shtyp, kryetarja e forumit të gruas, Danaj ka kujtuar se viti 2008 ishte shpallur nga qeveria si viti i luftës kundër dhunës në familje, por që në fak nuk ka bërë asgjë për të luftuar fenomenin.

“Të gjithë ne kemi qenë dëshmitarë të rasteve të shumta të dhunës dhe krimit ku viktimat kryesore kanë qenë gratë dhe vajzat shqiptare. Jo vetëm kaq, por edhe në analizën më të rëndësishme të qeverisë nuk u përmend as edhe një fjalë e vetme për këtë heshtje”- tha ajo.

Përballë kësaj situate, ajo i ka bërë thirrje qeverisë të mos tregohet e shurdhët dhe e heshtur ndaj dhunës në familje, por të punojë për parandalimin e dënimin këtij fenomeni, që po kthehet sot në plagën më të rëndë të shoqërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›