E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, jep dorëheqjen prokurori Ndoja

Durrës- Kryeprokurori i Durrësit, Arjan Ndoja njoftoi sot dorëheqjen nga detyra, pas hetimit të nisur pak ditë më parë nga prokuroria e Tiranës për verifikim të pasurisë.

Gjatë një konference për shtyp, ai deklaroi se njofton publikisht se i ka kërkuar dorëheqjen prokurores së përgjithshme Ina Rama, bazuar në faktin se në Prokurorinë e Tiranës është depozituar një kallëzim penal, ndaj tij.

“Regjistrimi i këtij procedimi është në bazë të ligjit për prokurorinë dhe më jep të drejtë mua të jap dorëheqjen. Kjo nuk është shenjë dobësie, por është shenjë e karakterit personal dhe kurajo civile dhe qytetare”- tha ai, duke shtuar se anjë jurist nuk është se ka paaftësi për të formuluar një akt deklarimi. Ai ka lënë të kuptojë se pas kësaj qëndrojnë probleme të tjera.

“Dorëheqja është pjesë e një transparence të plotë, pasi unë kam menduar se kallzimi penal në adresën time nuk ka bazë ligjore”- tha ai.

Kallëzimi për ndjekje penale ndaj kryeprokurori i Durrësit Arian Ndoja u bë pak ditë më parë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për shkak të mos verifikimit të burimit të një shume prej 86 mijë eurosh, të cilat pretendon se i ka fituar gjatë punës si avokat në vitet 2004 - 2008.

Në fjalën e tij ai theksoi se ka ardhur koha që prokuroria të jetë me të vërtetë një institucion i pavarur.

Në lidhje me kallëzimin ndaj tij, ka deklaruar se do të shprehet më vonë, pas marrjes së vendimit nga prokuroria. Por nuk ka ngurruar të theksojë gatishëmrinë për t’u përballur ligjërisht edhe me dokumentacionet përkatëse.

“Gjithë qëllimi i kësaj skeme plotësohet me realizmin e dorëheqjes sime”- ka përfunduar ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›