Durres-Kukes. Thaçi mungon ne ceremonine elektorale, Berisha-Erdogan
Kryeministri: “Kjo është rruga e kombit shqiptar”.
Eljona Ballhysa
Kryeministri Berisha ka riprerë dje shiritin e autostradës “Durrës-Kukës”. Vetëm pak kohë më parë, në një ceremoni madhështore, kryeministri Berisha përuroi hapjen e tunelit, pjesë e kësaj autostrade, ndërsa gjatë ditës së djeshme kreu i PD-së ka përuruar hapjen e rrugës “Rrëshen-Kalimash”, një tjetër pjesë e kësaj autostrade.
Megjithëse rruga “Durrës-Kukës” do të bëhet funksionale në fillim të vitit të ardhshëm, shiriti i përurimit të saj është prerë disa herë në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit. Edhe gjatë ditës së djeshme ceremonia u shoqërua nga një koncert festiv, me flamujt e PD-së, pankartat me sloganet e fitores së PD-së dhe nga një fjalim zgjedhor i kreut të qeverisë. I pranishëm në ceremoninë e djeshme ishte kryeministri i Turqisë, Taip Erdogan, i cili iu përgjigj ftesës së Berishës. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, mungoi në ceremoni për shkak të axhendës së tij, që përfshinte takime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Autostrada “Durrës-Kukës”, prej kohësh është anatemuar nga opozita si një vepër në të cilën qeveritarët kanë kryer afera korruptive për shkak të mungesës së një projekti dhe mosorganizimit të një tenderi të hapur.
Vlerësimi
Gjatë fjalës së mbajtur para banorëve të shumtë që kishin ardhur për të ndjekur nga afër ceremoninë e përurimit të rrugës, kryeministri Berisha u shpreh se kjo është rruga e kombit, pasi lidh dy shtetet shqiptare, Shqipërinë me Kosovën. Berisha gjithashtu shtoi se kjo rrugë do të rrisë zhvillimin ekonomik të vendit. “Sot ne përurojmë korridorin e kombit, autostradën ‘Rrëshen-Kalimash’, cila përbën veprën më të madhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe pavarësisë së Kosovës për mbarë kombin shqiptar. Korridori i kombit është korridori që i jep fund ndarjes në mes të trupit të kombit shqiptar. Korridori i kombit është nderimi më madh për ata qindra e mijëra burra e gra shqiptare që ranë për të pushuar përjetë në altarin e lirisë së kombit, që flijuan jetën e tyre për liri dinjitet e bashkim kombëtar. Korridori i kombit është vepra më e madhe e ndërtuar nga ky komb në tërë historinë e tij”, - është shprehur Berisha. Ai shtoi se ky korridor, për nga përmasat e tij, vetëm në segmentin “Rrëshen-Kalimash”, tejkalon 4 deri në 5 here HEC-in e Fierzës dhe mbi 2,8 herë kaskadën e Drinit. Berisha tha se kjo rrugë e afron Kosovën me Portin e Durrësit. Por, sipas kreut të qeverisë, rruga do të përdoret jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga maqedonasit, malazezët, serbët, boshnjakët e bullgarët. “Ky korridor do t’u shërbejë jo vetëm shqiptarëve, por të gjithë popujve të rajonit, maqedonasve, serbëve, boshnjakeve, bullgarëve dhe gjithë të tjerëve. Rruga dhe urat e saj, tuneli i saj, do të shndërrohen në një faktor të madh bashkëpunimi, integrimi rajonal dhe europian”, - është shprehur Berisha, i cili më pas ka bërë një bilanc të punës së qeverisë së tij në 4 vite.
Bashkëpunimi
Ndërsa kryeministri Erdogan, gjatë fjalës së tij, ndërsa ka falënderuar homologun shqiptar për bashkëpunimin me kompaninë turke për ndërtimin e kësaj rruge, u shpreh se në të ardhmen do të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi midis dy vendeve. Edhe Erdogan e vlerësoi këtë investim të qeverisë shqiptare si një vepër që do t’i shërbejë të gjithë rajonit të Ballkanit. “Dëshiroj të shpreh kënaqësinë time të veçantë që po marr pjesë në përurimin e rrugës ‘Rrëshen-Kalimash’, e cila do ta lidhë Kosovën me Portin e Durrësit. Por unë jam edhe më i emocionuar dhe më krenar se këtë rrugë, së bashku me firmën ‘Bechtel’, e ka ndërtuar edhe firma turke ‘Enka’. Unë kam bindjen e plotë se kjo rrugë nuk do të bashkojë vetëm vendet, vetëm qytetet, por do të bashkojë zemrat tona, do t’i afrojë më shumë njerëzit me njëri-tjetrin”, - është shprehur Erdogan.
Gjatë fjalës së tij ai bëri të ditur se bashkëpunimi midis dy vendeve do të shtrihet në fusha të ndryshme, siç është gazi natyror dhe në rritjen e investimeve turke në Shqipëri. “Sipërmarrësit turq po investojnë në Shqipëri, veçanërisht në ndërtim, banka, telekomunikacion, shëndetësi, metalurgji dhe miniera, dhe po tregojnë interes për sektorin e turizmit. Unë me kolegun tim të nderuar kemi bërë projekte për gazin natyror dhe shpresojmë së afërmi të realizojmë që gazi natyror të kalojë transit edhe në Shqipëri”, - është shprehur Erdogan.
Gjatë takimit me kryeministrin Berisha, Erdogan uroi që zgjedhjet në Shqipëri të kontribuojnë në fuqizimin e mëtejshëm të demokracisë. “Unë uroj që zgjedhjet që do të zhvillohen në Shqipëri ditën e diel do të kontribuojnë dhe do t’i japin një hov të ri paqes, bashkëpunimit e mirëkuptimit midis gjithë shqiptarëve. Unë kam bindjen se këto zgjedhje do ta fuqizojnë akoma më shumë demokracinë në Shqipëri”, - është shprehur Erdogan.
26 Qershor 2009