E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: “Votoni PD-në, votoni numrin 10! Aleatët të marrin votat e tyre”



Kandidati që kryeson listën e Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Sokol Olldashi, gjatë një takimi elektoral me banorët e fshatrave Drenovë e Fushë Drenovë, Arianitas dhe Ballsh u bëri thirrje që të votojnë vetëm për PD-në dhe jo për aleatët e PD-së. “Ne jemi realisht në koalicion me partitë e tjera, por partitë e tjera janë të ftuara të marrin votat e tyre dhe jo votat e PD-së. Ndryshe do të dëmtonim rëndë interesin jo vetëm të Partisë Demokratike, por edhe interesat e partive të koalicionit, prandaj çdo votë vetëm te sigla e Partisë Demokratike, vetëm tek numri 10, vetëm te Sali Berisha”, - u shpreh Olldashi. Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjithëve të shkojnë në votime më datë 28 qershor dhe të vendosin për fatin e vendit për katër vitet e ardhshme. Të votojnë projektin europian të Shqipërisë europiane, si projektin më të mirë për veten e tyre, fëmijët e tyre, familjet dhe të ardhmen e vendit.

26 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›