E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës-Kukës, hapet galeria jugore e tunelit të Thirrës



Kompania “Bektel-Enka” ka përfunduar hapjen edhe të pjesës së mbetur në tunelin e Thirrës. Mbrëmjen e së enjtes, drita ka depërtuar edhe në galerinë jugore të këtij tuneli, Zëvendësministri i Transporteve Ernest Noka, konfirmon lajmin. Megjithatë, automjetet e qytetarëve do të duhet të presin 15 majin për të kaluar lirisht në tunelin e Kalimashit. Deri në këtë kohë sipas numrit dy të Transporteve, do të punohet për përforcimin e shtresave në të cilat ka pasur probleme me qëndrueshmërinë e masiveve shkëmborë. Noka garanton cilësinë e punimeve dhe siguri maksimale në vijim për trafikun në këtë tunel. Tuneli në Thirrë 5,5 kilometra i gjatë, ka qenë pjesa më e vështirë nga pikëpamja inxhinierike në të gjithë autostradën Rrëshen-Kalimash. Trafiku për automjetet në tunelin e Thirrës, u ndërpre tetorin e kaluar për arsye sigurie dhe pritet të rihapet sërish brenda 2 muajve të ardhshëm.

20 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›