Tronditet tregtia e mineraleve

Por kriza globale e ka prekur rende kete sketor. Sipas te dhenave zyrtare, ne vitin 2006 eksportet e kromit ishin rreth 190 mije tone, ndersa ne 2007 shifra arriti ne 325 mije tone. Por per kete vit eksportet e ketij produkti ne sasi pritet te jene gati tre here me te vogla.
Sipas Agjencise se Burimeve Natyrore, ne 6 muajt e pare te vitit Shqiperia ka eksportuar 90 mije tone krom, nderkohe qe parashikimet jane qe shifra vjetore ne rastin me te mire te mos e kaloje 130 mije tone.
Por paralelisht me renien ne sasi, eksportet shqiptare te mineraleve po tkurren edhe nga renia e forte e cmimeve. Aktualisht nje ton krom shitet ne tregjet e huaja me 250 dollare, kur vetem 4 muaj me pare cmimi ishte dy here me i larte.
Ekspertet perllogarisin se eksportet e kromit ne vlere per kete vit do te luhaten ne shifren 70 milione dollare, ose gati 100 milione me pak se ne vitin 2007. Por kromi nuk eshte i vetmi ze i eksporteve qe eshte prekur nga kriza.
Te dhenat tregojne se renia ka qene me e forte ne eksportet e hekur nikelit, te cilat qe prej tre muajsh jane pezulluar plotesisht. Shqiperia bazon nje pjese te konsiderueshme te eksporteve te saj tek pasurite natyrore.
Vec mineraleve, nje tjeter ze i rendesishem i eksporteve ka qene edhe nafta, per te cilen ne tregjet nderkombetare cmimi krahasuar me muajin korrik ka rene me tre here.