Durrës-Kukës, korridori që i jep fund ndarjes së trupit të kombit shqiptar

Zoti kryeministër i Republikës ë Turqisë, miku im dhe i mbarë kombit shqiptar Recep Tayip Erdogan,
E nderuara kryetare e parlamentit te Shqipërisë, zonja Topalli,
Të nderuar ministra te qeverisë mike te republikës se Turqisë dhe qeverise shqiptare,
I nderuar miku im Sharik Tara, i dashur Sharik, Sinan dhe gjithë familja tara e pranishme këtu sot, të nderuar përfaqësues të lartë të kompanisë Bechtel, të dashur qytetarë të mbledhur në këtë shesh të dashur shqiptarë dhe shqiptare kudo që jeni, përshëndetjet më vëllazërore, në këtë ditë historike për ju, mirënjohjen më të thellë, mirëseardhjen më të përzemërt, mikut tonë të shquar, kryeministrit të Turqisë dhe delegacionit të tij. Sot i pranishëm në këtë ditë historike për mbarë kombin shqiptar, mirënjohjen më të thellë ndaj drejtuesve te kompanisë Bechtel- Enka dhe atyre mijëra punëtorëve të cilët shndërruan në realitet një ëndërr të mrekullueshme shqiptare. Sot ne inaugurojmë korridorin e kombit, autostradën Rrëshen – Kalimash, cila përbën veprën më të madhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe pavarësisë së Kosovës, për mbarë kombin shqiptar. Korridori i kombit është korridori që i jep fund ndarjes në mes të trupit të kombit shqiptar. Korridori i kombit është nderimi më madh për ata qindra e mijëra burra e gra shqiptare që ranë,për të pushuar përjetë në altarin e lirisë së kombit, që flijuan jetën e tyre, për liri dinjitet e bashkim kombëtar. Korridori i kombit është vepra më e madhe e ndërtuar nga ky komb në tërë historinë e tij.
Ky korridor për nga përmasat e tij vetëm në segmentin Rrëshen –Kalimash tejkalon 4 deri në 5 here HEC e Fierzës dhe mbi 2,8 here tërë kaskadën e Drinit. Korridori i kombi i jep Kosovës daljen në detet e shqiptarëve, korridori kthen kombin shqiptar në të gjitha trojet ku ndodhen, drejt detit dhe detërave të veta. Korridori është gjithashtu korridori i miqësisë dhe bashkëpunimit. Të gjithë ata të cilit të nisur nga shqiptarofobia bënë çdo gjë për të penguar ndërtimin e tij dua ti siguroj se shqiptarët udhëhiqen dhe do të udhëhiqen nga fryma e miqësisë dhe bashkëpunimit dhe se ky korridor do tu shërbeje jo vetëm shqiptarëve por të gjithë popujve të rajonit, maqedonasve, serbëve , boshnjakeve, bullgareve dhe të gjithë të tjerët. Rruga dhe urat e saj, tuneli i saj do të shndërrohen në një faktor të madh të bashkëpunimi, integrimit rajonal dhe evropian.
Sot, ju merrni një shpërblim të madh për luftërat tuaj vigane për liri dhe dinjitet kombëtar. Korridori i kombit është dëshmia e madhështisë së lirisë, i ndërtuar këtu, në terrenin ndoshta më të vështirë të planetit, nga njëri prej kombeve që vetëm 18 vite me par, renditej ndër tre apo katër më të varfrit në botë, i ndërtuar në një kohë rekord filloi në shkurtin e viti 2007 dhe përfundoi në qershorin e vitit 2009, dëshmoi se për kombet e lira e pamundshmja behet e mundshme, se kombet e lira, duke shfrytëzuar lirinë dhe pasurinë e saj, mund të shndërrojnë ëndrrat e tyre në realitet. Sot ne përjetojmë shndërrimin në realitet të një ëndrre shekullore të shqiptarëve.
Ky korridor u ndërtua në 2 vjet e pak muaj, kjo është vepra më e madhe publike e tëra kohërave që kanë ndërtuar shqiptarët, por krahas ndërtimit të tij, qeveria ime dyfishoi të gjitha pensionet e fermerëve shqiptarë, qeveria dyfishojë rrogat për 60 mijë mjekë , infermierë, mësuese, të vendit. Qeveria ndërtoi rreth 6000 km rrugë në të katër anët e vendit,qeveria mbi ndërtoi mbi 1012 shkolla apo i rindërtoi ato, qeveria shtriu internetin në të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe po sjell Shqipërinë me shpejtësi në moshën dixhitale. Në këtë hark të shkurtër kohor Shqipëria ndryshoi më shpejt dhe më shumë se kurrë, kjo është merita e lirisë, e pasurive të pashtershme te saj. Një mirënjohje të thellë ndaj jush qytetarë shqiptarë, ndaj taksapaguesve shqiptarë, ndaj miqve tanë kudo në botë për mbështetjen e madhe që na dhanë.
Dua ta mbyll fjalën time, Duke uruar mbarë kombin kudo që ndodhet në Shqipëri , Kosovë, Maqedoni, diasporë, në emigracion, duke siguruar atë se korridori është themeli infrastrukturor i Shqipërisë moderne, se në 4 vite që vijnë ky vend do të kapë një horizont t ë ri, të cilin ne akoma nuk e kapim dot me sytë tanë, me forcën transformuese të lirisë, forcën e saj revolucionare më të fuqishme që kohërat kanë njohur, ne do të transformojmë Shqipërinë, do ta ngjisim atë në lartësinë që meriton.
Zoti Kryeministër Erdogan, një mirënjohje të thellë ndaj jush, që erdhët në Shqipëri në këtë ditë të madh, një mirënjohje ndaj qeverisë dhe kombit tuaj, për solidaritetin e jashtëzakonshme, dhe ndjenjat e miqësisë dhe mbështetjes së madhe që ju i keni dëshmuar dhe ju dëshmoni ndaj shqiptarëve, një mirënjohje të thellë ndaj kompanisë Bechtel- Enka për këtë kryevepër që ndërtuat në Shqipëri. Por unë nuk mund ta mbyll fjalën time pa shprehur një mirënjohje të thellë mikut tim Sharik tara. Miku im është një nga sipërmarrësit më të mëdhenj të vendit të tij, të Turqisë. Sharik Tara është, një nga sipërmarrësit më të suksesshëm , por është gjithashtu me rrënjë shqiptare, me rrënjë ballkanike. Zoti kryeministror, Sharik Tara ka vizituar gjatë këtyre viteve me dhjetëra apo qindra herë Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit, me qëllimin e vetëm për të kontribuar për paqen dhe bashkëpunimin midis tyre. I dashur Sharik unë jam krenar se së bashku realizuam një qëllim të madh, ndërtuam këtë korridor që unë kam bindje të thellë se do të jetë korridori i paqes dhe i miqësisë mes kombeve të Ballkanit.
Edhe njëherë gëzuar shqiptarëve këtë kryevepër, këtë mrekulli të vërtetë, këtë dëshmi të forcës së tyre si njerëz të lirë.
Rroftë Shqipëria, rroftë Kosova, rroftë kombi shqiptar, miqtë e tij në Ballkan, në rajon, kudo në botë”.
...