Vota për Partinë Demokratike dhe kryeministrin Berisha realizon ëndrrën evropiane të shqiptarëve
Që atë ditë dhjetori 1990, kur intelektuali Berisha la pa përfunduar kafenë në “Hotel Tirana” dhe nisi hapin drejt qytetit të studentëve të cilët kishin nisur lëvizjen për liri dhe demokraci në Shqipëri, ai ka punuar pa reshtur për Shqipërinë, shqiptarët dhe kombin e tij. Si intelektual dhe profesor që ishte në Universitetin e Tiranës Prof.Dr.Berisha mori përsipër të vihej në mbështetje të studentëve të dhjetorit dhe në bashkëpunim me disa nga kolegët e tij, hartoi pikat e programit të drejtimit të kësaj lëvizje. Më vonë ky dokument do të shërbente si dokumenti i parë me ngjyrim e kurs politik, kundra diktaturës kremliniste dhe bllokëmenizimit të instaluar për 50 vjet në vendin tonë. Dokumenti në fjalë shërbeu si bazë ku u mbështet programi për themelimin e partisë së parë opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë të drejtuar nga Prof.Dr.Sali Berisha, sot Kryeministër i Shqipërisë. Nga ky moment deri në ditën e sotme që ne shqiptarët po zhvillojmë zgjedhjet parlamentare 2009, Prof.Dr.Berisha s`ka reshtur së punuari për vendosjen dhe konsolidimin demokracisë evropiane dhe perendimore në Shqipëri.
Tani koha erdhi. Shqipëria po ndryshon. Ajo tashmë është rritur ekonomikisht, politikisht dhe ka garantuar sigurinë duke u radhitur përkrah vendeve antare të NATO-së. Krahas kësaj, Shqipëria tashmë ka aplikuar për t`u pranuar në Bashkimin Evropian. Shqipëria po bëhet evropiane. Kjo preket drejtpërsëdrejti nga ne shqiptarët. Por kjo po vihet në dukje dhe nga monitoruesit ndërkombëtar dhe strukturat evropiane. Në raportet e tyre ata konkludojnë dhe deklarohen botërisht se Shqipëria është drejt progresit, rritjes, dhe zhvillimit të demokracisë perendimore. Shqipëria është duke ecur me hapin e vendeve më të zhvilluara të Evropës. Kjo ka ardhur si rezultat i reformave të kryera në të gjitha mekanizmat e strukturës shtetërore, të zhvillimit ekonomik, të konsolidimit politik si dhe implementimit dhe zbatimit të ligjit e të vendosjes së shtetit të së drejtës.
Kohët e fundit, në veçanti pas vitit 2005 e në vazhdim, tranzicioni demokratik po largohet dhe po ja lë vendin konsolidimit të demokracisë perendimore në Shqipëri. Arritjet që ka Shqipëria gjatë këtij mandati që po lëmë, ka bindur shqiptarët se Shqipëria tashmë ka për krah fuqitë më të mëdha të globit, Evropën dhe SHBA-në. Këta fuqi vendimarrëse të globit e kanë përfshirë në axhendën e tyre vendin e shqiponjave që po përpiqet të instaloj demokracinë perendimore. Ata kanë shprehur vazhdimisht mirënjohje për vendin tonë, respekt për shqiptarët dhe kanë dhënë një mbështetje të fuqishme ekonomike, politike dhe integruese.
E gjithë kjo ka ardhur në sajë të zhvillimit të demokracisë në Shqipëri, të punës dhe kontributit të shqiptarëve për të konsoliduar një rritje ekonomike stabël të vendit, një zhvillim të gjithanshëm në infrastrukturë, një rritje në një nivel sa më të lartë arsimor dhe në rritjen e një politike bashkëpunuese dhe kualitative me diplomacinë Evropiane dhe Perendimore. Personi. Arritjet e mëdha në zhvillimin e demokracisë i kan rritur emrin shqiptarëve, Shqipërisë dhe kombit. Kjo është meritë e Partisë Demokratike dhe e vetë liderit demokrat Prof.Dr.Sali Berisha. Fjala e Kryeministrit shqiptar Prof.Dr.Sali Berisha mirëpritet nga të gjitha kancelarit evropiane dhe perendimore. Fjala e Kryeministrit shqiptar Prof.Dr.Sali Berisha dëgjohet, vlerësohet, mbështetet dhe duartrokitet në samitet e organizuara evropiane dhe botërore, nga burrat më të mëdhenjtë që kanë drejtuar dhe drejtojnë shtetet më të fuqishme të botës.
Pas ardhjes së demokracisë në Shqipëri, Prof.Dr.Sali Berisha ka ushqyer te shqiptarët një frymë të vazhdueshme europerendimore. Ai është i pari që së bashku me studentët e dhjetorit artikuloj fjalët liri-demokraci dhe ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa. Pavarësisht nga rrethanat nga e cila po dilte Shqipëria në vitet 1990, dhe kushteve të krijuara gjatë vitit të mbrapsht të demokracisë në Shqipëri, Prof.Dr.Sali Berisha nuk e ka ndaluar asnjëherë hapin për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri. Ndaj dhe shqiptarët kudo që janë, mbrenda dhe jashtë atdheut, e mbështesin fuqishëm liderin e tyre, Kryeministrin Berisha. Për kontributin e dhënë për demokracinë në Shqipëri dhe për përmasat e dimensionet politike që ka ndiekur me diplomacitë Evropiane dhe SHBA-në, Kryeministri Berisha tashmë është idintifikuar si lideri më i madh i politikës shqiptare e i kombit në tërësi. Në vazhdimësi gjatë këtyre 18 viteve, lideri Berisha ka vendosur ura, bashkëpunuese dhe integruese me Evropën demokratike të zhvilluar. Prof.Dr.Sali Berisha, tashmë është lideri më i fuqishëm, më popullor dhe më bashkëpunues me elektoratin, me politikën si dhe me botën e qytetëruar. Kryeministri Berisha ka krijuar lidhje shumë të forta dhe shpirtërore me elektoratin e tij. Po kështu lidhje të forta dhe të qëndrueshme ka krijuar dhe me strukturat drejtuese evropiane të cilat lançojnë në mënyrë permanente zhvillimin dhe përparimi e Shqipërisë. Këta lidhje janë shumë të forta. Lidhjet me elektoratin janë kaq të forta, sa kur fillojnë fushatat elektorale siç është dhe kjo e tanishmja 2009, çdokujt i duket se Shqipëria është në festë, është në një “dasëm” të madhe zgjedhore, ku secili kërcen dhe i këndon fitores së Partisë Demokratike.
Kryeministri Berisha nuk përjashton nga kjo festë as opozitën. Por drejtuesit e së majtës (opozitës) janë në një nivel mjeran, në krizë dhe askush nuk po i takon dhe mbështet në këtë festë elektorale. Ata veç dinë të kërcënojnë dhe të kërcasin dhëmbët dhe të hedhin klithma ndaj mazhorancës aktuale. Ata po kërcënojnë dhe përjashtojnë rivalët historik të partisë së tyre duke përdorur terma abstract “përtej së majtës e përtej së djathtës”, pra përtej realitetit, ose siç thotë populli “përtej diellit”, që do të thotë matanë diellit takohemi, do të thotë, takohemi atje në errësirë. Kjo është, në i thënshin “politikë” e së majtës (opozitës). Duke parë jetimllëkun e elektoratit të majtë që nuk dinë nga të shkojnë, Kryeministri Berisha shpesh herë gjatë fushatës elektorale po i bënë thirrje elektoratit të majtë që të votoi për Partinë Demokratike, se do ta gjejë veten më komod dhe më të përfaqësuar në strukturat shtetërore të mandatit të dytë të qeverisjes demokratike. Qeverisja demokratike e drejtuar nga Kryeministri Berisha është për të gjithë shqiptarët, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Të gjithë shqiptarët do të jenë të përfaqësuar në strukturat e shtetit dhe të integrimit evropian.
Do të jetë fat për Shqipërinë dhe shqiptarët, në veçanti për qeverisjen demokratike që në mandatin e dytë të qeverisjes Kryeministri Berisha të firmosë aktin sublim, për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Duket mjaft qartë se së shpejti po vjen fitorja. Kjo ditë po troket në zemrat e shqiptarëve. Qeverisja demokratike dhe Kryeministri Berisha po pajisin të gjithë shqiptarët, me pashaportën biometrike evropiane. Me këtë pashaport në vitin 2010 ne shqiptarët do të fluturojmë të lirë në qiellin e hapur, do të udhëtojmë të lirë në detin e kaltër dhe do të lëvizim e të shëtisim të lirë me njerëzit tanë që punojnë e jetojnë prej vitesh në tokën e kontinentit tonë të vjetër, Evropë.
...