E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha mesazh nëpërmjet SMS-ëve qytetarëve

Votoni PD, për të ardhmen e begatë të Shqipërisë

Kryeministri Sali Berisha u drejtohet me një mesazh të ngrohtë dhe miqësor të gjithë shqiptarëve që të marrin pjesë në votime dhe të votojnë Partinë Demokratike, programin për Shqipërinë Evropiane, Sali Berishën. 

“Z/Zj. Ju përshëndes dhe ju ftoj të na besoni votën tuaj. Ju siguroj se do krijojmë 160 000 vend pune, do lëvizim pa viza në BE brenda 1 viti, do ndërtojmë e asfaltojmë të gjitha rrugët e vendit. Do sigurojmë 24 orë ujë, do rrisim rrogat dhe pensionet dhe do barazojmë pensionet e fshatit me të qytetit. Do kemi shëndetësi dhe arsim të nivelit evropian. Do dyfishojmë ndihmën ekonomike. Le të ndërtojmë së bashku Shqipërinë Evropiane. Me respekt, Sali Berisha”, thuhet në mesazhin e Kryeministrit Sali Berisha, drejtuar gjithë shqiptarëve nëpërmjet celularit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›