Durrës-Kukës, kostoja zyrtare një miliard euro
Kostoja përfundimtare e rrugës Rrëshen-Kalimash ka qene gjithnjë shkak e debateve të shifrave kontradiktore midis qeverisë dhe opozitës. Nga ana e saj, qeveria këmbëngul se kostoja e rrugës nuk i ka kaluar të 1 miliardë euro që është përfolur deri më tani, ndërkohë që opozita shprehet për shumë më shumë shpenzime në këtë drejtim. Kostoja e kësaj rruge, por edhe praktika e ndjekur deri më tani nga Ministria e Transporteve në ndërtimin e rrugëve, e cila është bërë objekt i kontrolleve të shpeshta nga KLSH, ka qenë shkaku kryesor i thirrje në interpelancë të ministrit Sokoll Olldashi nga deputeti socialist Erjon Braçe.
Në fjalën e tij, Braçe iu referua të dhëna të marra nga Ministrisë së Financave, kontrolleve të KLSH-së, por edhe hetimeve të prokurorisë në lidhje me koston përfundimtare të rrugës Rrëshen-Kalimash bashkë me tunelin. Bazuar në këto të dhëna ai akuzoi drejtpërdrejtë si përgjegjës të dëmit financiar shkaktuar buxhetit të shtetit dhe rrjedhimisht taksapaguesve shqiptarë, kryeministrin Berisha, ish-ministrin e Transporteve Lulzim Basha, atë aktual Sokol Olldashi si dhe kreun e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Andi Toma.
Lidhur me koston e plotë të rrugës, Braçe shpjegoi se nga fillimi deri në përfundim të saj janë paguar 1 miliardë e 300 milionë dollarë, ku 100 milionë dollarë janë shlyer përgjatë këtij viti. Kjo pagesë sipas tij, ka përbërë pjesën më të madhe të fondit të parashikuar në MPPT për rrugët e reja. Kësaj shume i shtohet edhe kostoja e ndërtimit të rrugës nga Kalimashi në Morinë me vlerë 143 milionë dollarë. Nga një korrespondencë me Ministrinë e Financave, deri në fund të dhjetorit 2010 rezulton të jenë paguar 1 miliardë e 200 milionë dollarë. Por, vetëm gjatë nëntë muajve të fundit janë paguar edhe 100 milionë dollarë të tjera, pra në total për këtë rrugë janë paguar 1 miliardë e 300 milionë dollarë. Paralel me këtë rrugë, është ndërtuar edhe ajo Kalimash-Kukës-Morinë. Mësohet se për këtë rrugë është paguar 143 milionë dollarë. Pra në total, për rrugën Rrëshen-Kalimash-Kukës-Morinë janë paguar 1 miliardë e 443 milionë dollarë, – tha Braçe.
Në replikë me Braçen, Olldashi bëri një parashtrim nga e para të punimeve të zhvilluara në rrugë si dhe të kostos finale. Ndryshe nga deputeti socialist, Olldashi theksoi se vlera totale e projektit është 826 milionë euro dhe 280 milionë euro kishte kushtuar vetëm tuneli. Kësaj vlere i duhet shtuar edhe TVSH në masën 20% duke bërë që totali të shkojë në një miliardë euro.
Më pas, Braçe iu referua edhe hetimit të Prokurorisë, sipas të cilës ishte kryer një shkelje prej 385 milionë euro. Prokuroria kishte të drejtë, pasi kostoja që ne po paguajmë edhe sot dy vjet pas inaugurimit për këtë rrugë i vërteton këto shifra, – vijoi ai. Olldashi nga ana tjetër i kërkoi Braçes që të dhënat që i konsideron si shkelje, duke iu referuar Kontrollit të Lartë të Shtetit, ti dërgojë në Prokurori. KLSH nuk është Prokurori. Nëse keni ndonjë gjë çojini ato në Prokurori, – tha Olldashi. Por, Braçe kujtoi se si ishte ndaluar gjykimi i çështjes së rrugës Rrëshen-Kalimash disa vite më parë duke përmendur mos dërgimin në gjyq të dosjes së ish-ministrit Basha me arsyetimin e shkeljes së procedurave.
Kontrolli i Financave, si u rrit kostoja e ndërtimit të rrugëve
Debati midis Olldashit dhe Braçes ka vijuar më tej në lidhje me kostot e ndërtimit të rrugëve të vend. Duke iu referuar monitorimit të Ministrisë së Financave në Ministrinë e Tranporteve për aktivitetin e gjashtë muajve të parë të vitit 2009, Braçe paraqiti të dhëna, të cilat pasqyrojnë ndërtimin me kosto të lartë të rrugëve, jashtë çdo parashikimi. Madje, për shkak të kostos së madhe, mësohet se Ministria e Transporteve ka shpenzuar pjesën dërrmuese të buxhetit për ndërtimin e rrugëve përgjatë gjashtë mujorit të parë.
Në dokumentin e Ministrisë së Financave thuhet: Shpenzimet për ndërtim rruge Tip A2 me katër korsi, për 6 mujorin janë realizuar në masën 93 % të planit vjetor, ndërsa nga ana sasiore janë realizuar 17 kilometra nga 34 kilometra të planifikuara si vjetor. Kosto mesatare faktike për njësi rezulton 1.5 miliardë lekë për km, kundrejt 826 milionë lekëve për km, planifikuar. Në këtë grup përfshihen kryesisht rrugë me katër korsi me gjerësi 20 metër si rruga Rrëshen-Kalimash (që zë pjesën më të madhe të realizimit të fondit dhe të sasisë së këtij grup produkti), rruga Kukës-Morinë dhe rruga Kalimash-Kukës. Në relacionin e paraqitur nga Ministria, nuk janë dhënë shpjegime lidhur me arsyet e tejkalimit të kostos për kilometër rrugë, për këtë program, si dhe për tejkalimin e shpenzimeve, që siç theksuam më lartë produktet nga ana sasiore janë realizuar në rreth 50 % të planit vjetor, ndërsa shpenzimet janë realizuar në masën 93 % të planit vjetor.
Duke iu referuar këtij kontrolli, Braçe shtoi se për shkak të rritjes së kostos, punimet në rrugën Rrëshen-Kalimash vazhdojnë të likuidohen edhe sot, dy vjet pas inaugurimit të saj. Për dy vite me radhë, vitin 2010 dhe vitin 2011, nga buxheti i ndarë për Ministrinë e Transportit për investime, janë paguar 11 miliardë lekë nga totali prej 15.6 miliardë lekë për ndërtim rrugësh; dhe 9.6 miliardë lekë nga totali prej 14.5 miliardë lekë për ndërtim rrugësh. Pra, në total për 20 muaj janë paguar 20.6 miliardë lekë apo mbi 200 milionë dollarë,- tha ai.
Më pas, deputeti socialist u ndal në shifrën përfundimtare të punimeve të parashikuara nga qeveria në lidhje me rrugën Rrëshen-Kalimash, e cila ishte në vlerën e 419 milionë eurove. Në lidhje me këtë, Olldashi shpjegoi së bëhej fjalë për një parashikim i bërë nga ekzekutivi duke iu referuar gjatësisë së rrugës, eksperiencës së vendeve përreth, etj., dhe nuk bëhej fjalë për një projekt përfundimtar ku të përcaktohej edhe kostoja finale e rrugës. Ka pasur parashikime të përafërta. Ajo shifra që ju i referoheni ka qenë shifra e synuar. Por vlera e vërtetë e projektit vjen pas një projekti të detajuar. Mos u kapni tek shifra që ka qenë parashikim. Nisur nga eksperienca e vendeve të tjera, gjatësia e rrugës dhe parametrat kemi syuar këtë vlerë. Por është projekti final që merre parasysh strukturën gjeologjike, rrethanat, etj., që më pas del në një kosto përfundimtare, – tha Olldashi.
Projekti Vlera në lekë
Projekti Tenik i Rrugës Rrëshen-Kalimash 682.4 mln lekë
Menaxhimi i projektit të rrugës Rrëshen-Kalimash 155 mlnd lekë
Supërvizimi i ndërtimit të të rrugës Rrëshën-Kalimash 756.4 mln lekë
Ndërtimi i rrugës Rrëshën-Kalimash 118 miliardë lekë
Projekti teknik i rrugës Kalimash-Kukës-Morin렠 87 mln lekë
Supërvizimi ndërtimit të rrugës Klimash-Kukës-Morin렠 172.7 mln lekë
Ndërtimi i rrugës Klimash-Kukës-Morin렠 14 miliardë lekë
Tuneli u hap me urdhër të qeverisë, edhe pse rrezikohej shembja
Një tjetër çështje e prekur dje gjatë interpelancës ishte ajo e hapjes së tunelit të Thirrës në kushtet e mungesës së sigurisë në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare të 29 qershorit. Braçe ka zbardhur një korrespondencë të shkurtit të vitit 2009 midis kompanisë projektuese dhe asaj menaxhuese të projektit, ku e para i shpreh shqetësimin kësaj të fundit në lidhje me përshpejtimin e punimeve t
