E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres-Kukes qeverise i mungojne 54 milione leke ne buxhet

Sipas raportit nuk jane justifikuar shpenzimet e teperta

Gerdeci dhe rruga Durres-Kukes thellojne gropen e abuzimit edhe per Depoziten e qeverise. Sipas te dhenave qe Kontrolli i Larte i Shtetit ka marre nga Thesari i shtetit duke survejuar edhe depoziten e qeverise ka vene re se mungojne te dhenat per 54 milione leke per rrugen Durres-Kukes dhe 276 mije leke per Gerdecin. Nepermjet llogarise Depozite e qeverise deri ne fund te vitit 2009 kane kaluar pese pagesa ne shumen 84 mije leke nga ajo cka eshte deklaruar publikisht diferenca eshte 276 mije leke. Ndersa per rrugen Durres-Kukes ne depoziten e qeverise nuk jane te justifikuar se cfare eshte bere dhe si jane shpenzuar 54 milione leke. Nga ana tjeter institucionet qe kane perdorur me shume fondin rezerve per vitin 2009 jane Ministria e Brendshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Ministria e Financave. Ministria e Brendshme ka perdorur 711 milione leke nga fondi rezerve Ministria e Financave 194 milione ndersa KQZ-ja ka perdorur 166 milione leke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›