uko LSI do te vijoje me Dritan Priftin
Kryetari i LSI-se dega Fier Frederik Cuko ashtu si dhe anetaresia e kryesise nje dite me pare deklaroi ne nje interviste per gazeten Shqip se mbron deputetin Dritan Prifti. Ai ka thene per gazeten se e gjithe anetaresia e LSI-se ne Fier i ka bere thirrje per maturi dhe qetesi ne deklarata zotit Meta. Ky i fundit i ka premtuar bastionit te Priftit se eshte i gatshem ta prese ate madje e ka rikonfirmuar si nenkryetar te partise.
Cfare i kerkuat kreut te LSI-se Meta i cili duhet thene se kishte ardhur me nje vendim
I kerkuam qe te jene te vemendshem ne deklaratat qe bejne me njeri-tjetrin. Ne nuk kemi asnje problem ketu ne Fier ne parti me Dritanin. Ajo qe ndodhi eshte si pasoje e marredhenieve te krijuara atje siper. Madje ne nuk kishim asnje informacion te plote lidhur me keto. Nuk donim te besonim asgje qe po jepej nepermjet medias per faktin se si Meta dhe Prifti kane vite qe kane kontribuar per partine. Z. Meta me shume qetesi na degjoi. Situata ka qene e qete. Ai ka shpjeguar te gjithe problematiken ndersa ne i kerkuam qetesi dhe maturi. I kerkuam qe te zgjidhen keto probleme. Meta garantoi para nesh se eshte i gatshem ta prese ne cdo kohe Dritan Priftin per te biseduar dhe diskutuar per te gjitha perplasjet e dala. Meta tha gjithashtu se i ka terhequr vemendjen edhe ndonje eksponenti te partise i cili ka dale me deklaratat e bera nga qendrimi zyrtar i LSI-se.
Keni nje pozicion konkret ne kete debat Jeni me Priftin apo me Meten
Ketu ne Fier nuk ekziston ende nje fryme e tille qe jemi me njerin apo tjetrin. Ne jemi me strukturen zyrtare te LSI-se. 80 per qind e kryesise perbehet nga themeluesit e partise ndaj shpresohet te nje kapercim i situates. Ne takimin e se dieles u percoll nje fryme qe kerkonte paqe bashkepunim.
Eumlshte vene ne dijeni Prifti per mbledhjen e zhvilluar te dielen
Nuk e kemi njoftuar pasi sic thashe me pare ai ndodhet ne Austri. Ne i kerkuam zotit Meta qe ne takim te ishte edhe Prifti por na u pergjigj se ndodhet ne Austri. Ndodhi ashtu pasi takimi nuk ishte i planifikuar. Meta premtoi se shume shpejt do te vije se bashku me Priftin ne Fier. Meta po ashtu tha se kur Dritani te kthehet nga Austria besoj se duhet te vije ne Fier.
Pas ketyre debateve qe jane ashpersuar si e shihni te ardhmen e LSI-se me apo pa Dritan Priftin
E ardhmja e LSI-se pa diskutim qe do te jete e forte sepse ne jemi pjesa me e madhe e atyre qe kane themeluar partine e kemi ngritur me thonj LSI-ne ne te gjithe Fierin. Nuk ka asnje shans tjeter qe te vijojne keto probleme. Pa diskutim qe LSI-ja do te vijoje te kete edhe Dritan Priftin.