Durres-Kukes, rendohet pozita e Bashes

20 muaj pas nisjes se hetimeve, Andi Toma akuzohet sipas nenit 248 te Kodit Penal se ka shperdoruar detyren ne bashkepunim me ish-ministrin e Transporteve Lulezim Basha, nderkohe qe dy ish-zyrtaret e tjere, ish-zevendesministri Armand Teliti dhe ish-drejtoresha e rrugeve Lejla Saraci, qe prej kesaj te hene nuk jane me te pandehur.
Per ta Prokuroria e Pergjithshme ka vendosur te pushoje hetimet per mungese provash, pasi sipas prokurorise ata rezulrojne te paperfshire ne kete ceshtje.
Ne mbyllje te perfundimeve teper delikate dhe te rendesishme te dosjes se njohur te autostrades Durres-Kukes, por qe vecanerisht preku procedurat e ndjekura ne segmentin Rreshen-Kalimash kane mbetur vetem emrat e Andi Tomes dhe ministrit te Jashtem, Lulezim Basha.
Prokuroria e Pergjithshme deklaroi jo zyrtarisht se, dosja do te dergohet brenda ketyre diteve per gjykim. Duket se tashme rrethi po ngushtohet dhe akuza per shperdorim ne permasa te medha po rendon vetem mbi dy emra, mes tyre ai i Bashes.
Gjithesesi, fjala e fundit eshte e gjykates, e cila do te therrase ish-ministrin e Transporteve ne cilesine e deshmitarit, nje status qe jo thjesht ne teori tashme, mund te ndryshoje gjate fazes se hetimit gjyqesor.