E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isufi, gjykata nderpret heqjen e sekuestrove

Gjykata e Tiranes ka pushuar procesin civil te hapur per heqjen e sekuestrove ndaj pasurive te Erion Isufit, me kerkese te vete te interesuarit.

Sokol Tona e dha vendimin pas disa seancave, ku te paditur ishin prokuroret e ceshtjes qe po hetojne biznesmenin Damir Fazlic.

Gjate seances prokuori Dritan Rreshka i argumentoi gjykates se ne fakt kerkesa e Isufit per heqje te sekuestrove nga pronat dhe llogarite bankare eshte e pavend.

Kjo, pasi prokuroria nuk ka sekuestruar asnje nga pronat e tij, pervecse ka verifikuar disa nga keto prona per shkak te nje procedimi penal te rregjistruar ne zyren e task force.

Nderkaq, pas dy ditesh pritet te zhvillohet procesi tjeter, ai i Damir Fazlic, qe njesoj si edhe Isufi eshte ankuar per procedurat e ndjekura te grupit hetimor.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›