E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës-Kukës, sot shorti për trupin gjykues

Gjykata e Lartë ka pranuar që të marrë nën shqyrtim dosjen Durrës-Kukës, ku Prokuroria e Përgjithshme akuzon ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha, dhe ish-drejtorin juridik në këtë ministri, Andi Toma, për shpërdorim detyre dhe abuzime me fondet publike para dhe gjatë ndërtimit të rrugës "patriotike".

Gjykata verifikoi materialin e ardhur nga akuza qendrore dhe sot në orët e paradites do të kryhet një short për të përcaktuar trupin gjykues që do të marrë në shqyrtim provat e paraqitura nga prokuroria kundër dy ish-zyrtarëve, të cilat do të gjykohen për rreth 232 milionë euro dëm të shkaktuar ndaj shtetit shqiptar.

Veprimi i Gjykatës së Lartë do të "detyrojë" Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Shkallës së Parë t‘i dorëzojë "eprorit" të gjitha cështjet që kanë emrin e deputetit Lulzim Basha, pasi, bazuar në
Kushtetutë dhe në Kodin e Procedurës Penale, është kjo gjykatë që verifikon një person me imunitet në të gjitha rastet kur është
dorëzuar dosja.

Disa orë para se të mbaronte afati i hetimit, prokuroria depozitoi në sekretarinë e Gjykatës së Lartë dosjen penale në ngarkim të tij. Sot paradite
të hidhet shorti për të zgjedhur pesëshen e trupi gjykues. Pas shortit, togat e zeza do të caktojnë
një datë për gjyqin që me shumë gjasa, do të zhvillohet rreth datës 20 dhjetor.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›