BB: Kriza prek Shqipërinë në disa sektorë

Sipas "Perspektivës Ekonomike Globale" 2009, botuar nga ekspertët e Bankës Botërore, ekonomia globale po kalon një tranzicion nga një periudhë afatgjatë rritjeje, të kryesuar nga vendet në zhvillim, në një periudh ë të madhe pasigurie, ndërsa kriza financiare në vendet e zhvilluara ka tronditur tregjet kudo në botë.
Duke u ndalur te parashikimi i bërë për vendet si Shqipëria, raporti i BB-së thotë se, në momentin kur volumi tregtar botëror pritet të tkurret afërsisht 2.1 për qind në vitin 2009, vendet në zhvillim do të përjetojnë rënie të konsiderueshme në nivelin e eksporteve.
Kushtet me shtrënguese të kreditimit dhe pasiguria në rritje, pritet të shohin ngadalësimin e rritjes së investimeve si në vendet në zhvillim, ashtu edhe në vendet e pasura dhe të zhvilluara në vitin 2009, të cilat do të bien në 1.3 për qind për vendet e zhvilluara dhe do të rriten vetëm me 3.5 për qind në vendet në zhvillim përkundrejt shifrës 13 për qind në vitin 2007.
Vendet në zhvillim do të shënojnë një rritje në 4.5 për qind vitin tjetër, çka dëshmon një rënie kundrejt 7.9 për qind të arritur në vitin 2007.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code