E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi Elektoral, sot ne Komisionin e Ligjeve

Kodi Elektoral, i kthyer nga Presidenti Bamir Topi në Kuvend, do të kalojë neser në sallën e Parlamentit. Komisioni i Ligjeve do të mblidhet sot në një mbledhje urgjente për të vendosur mbi pikat e propozuara nga Presidenti Topi për ndryshim në Kodin Elektoral.

Problematika e nenit 9 i Kodit Elektoral, për të cilin Presidenti i Republikës, Bamir Topi, e ka kthyer atë mbrapsht në Parlament, do të marrë sot përgjigje në Komisionin e Ligjeve dhe të enjten do të jetë gati për në Kuvend.

Pjesa e dekretimit të datës së zgjedhjeve pritet të zgjidhet me një dispozitë kalimtare, e cila do të votohet në Komisionin e Ligjeve. Kjo, do të shmangë edhe përplasjen e ligjit elektoral me Kushtetutën për datën e caktimit të zgjedhjeve vetëm për votimet parlamentare të vitit 2009. P

artia Demokratike i cilëson arsyet e kthimit të kodit nga ana e Presidentit si një çështje teknike, e cila do të marrë përgjigje sot në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Konsensusi i PD-PS do të sjellë edhe një dispozitë kalimtare për afatin e zgjedhjeve, në mënyrë që ligji zgjedhor të mos ketë përplasje me afatet kushtetuese, ashtu siç ka këshilluar edhe kreu i shtetit. Saktësimi i afateve në Kodin e ri Zgjedhor për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme, është e vetmja çështje që do të rimerret në shqyrtim nga ana e Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›