E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës: Pranga 4 personave, falsifikonin dokumentat

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit të akuzuar për falsifikim pasaportash e dokumentesh.
 

Drejtoria Kundër Krimit Financiar dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtoritë e Policisë së qarqeve Tiranë dhe Durrës dhe njësinë hetimore Task Forcë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi tremujor,finalizuan me sukses operacionin policor te koduar "Trekëndëshi i dytë", duke arrestuar 4 persona.

Në pranga ka rënë Ermal Mana, 24 vjec, banues në Durrës. Myslim Hysko, 47 vjec,banues në Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim të dokumenteve. Tonin Lekgegaj, 41 vjec, banues në Durrës, i dënuar më parë për falsifikim të dokumenteve dhe Agim Ahmataj, 29 vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”.

Po ashtu u shpallën në kërkim dy persona te tjerë. Këta shtetas akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetas të tjerë, në dy baza falsifikimi në Tiranë dhe Durrës, kundrejt pagesave që varionin nga 50 deri në 2000 euro, pajisnin shtetas të ndryshëm me dokumente të falsifikuara si leje qëndrimi për jashtë Shqipërisë, leje qarkullimi, siguracione për automjete, pasaporta të shteteve të ndryshme, etj.

Gjatë kontrollit të ushtruar, këtyre shtetasve iu sekuestrua ne cilësinë e provave materiale një sasi dokumentash të falsifikuara si dhe një sërë materialesh të tjera që shërbenin për falsifikimin e tyre.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›