E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimi financiar policia arreston 4 persona

TIRANË- Policia e Shtetit bën me dije se ka arrestuar pasditen e sotme 4 shtetas gjatë një operacion, i cili është shtrirë në Tiranë dhe në rrethe.

Mësohet se janë goditur 2 baza të falsifikimit të dokumentave në Tiranë dhe Durrës. Të arrestuarit realizonin dokumenta false kundrejt pagesave që varionin nga 50 deri në 2000 euro.

Ndërkohë që policia bën me dije se se arrestimet janë bërë në bazë të një operacioni të antikrimit financiar.

Burime nga policia e shtetit njoftojnë se pritet një kiomunikatë për shtyp nga përfaqësues të saj r për të bërë të ditur detaje të tjera të këtij operacioni.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›