EULEX-i 30 dite burgim per kryetarin e komunes se Suharekes

Misioni i Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine ne Kosove beri te ditur se kryetari i komunes se Suharekes Blerim Kuqi eshte denuar me 30 dite heqje lirie per mosdhenie te deshmise.
Zoti Kuqi i cili eshte edhe sekretar organizativ i Aleances per Ardhmerine e Kosoves eshte marre ne pyetje nga nje gjykates i EULEX-it per shkak te sic thuhet refuzimit te tij ne menyre te perseritur per te dhene deshmi gjate nje hetimi. Zedhenesja e EULEX-it Kristina Herodes tha se zotit Kuci i eshte dhene mundesia te deshmoje sot sikurse edhe ne disa raste te tjera meqe ai eshte deshmitar ne nje rast penal qe po udhehiqet nga Prokuroria e Posacme e Kosoves por ai ka refuzuar.
Ai po ashtu eshte gjobitur me 250 euro per mosdhenie te deklarates pavaresisht faktit se ai i di te gjitha pergjigjet tha ajo duke cituar Kodin e Procedures Penale te Kosoves sipas te cilit deshmitari mund te gjobitet ose denohet me heqje lirie derisa te mos ofroje deshmine.
Zyrtaret e EULEX-it kane refuzuar te flasin se per cfare hetimesh behet fjale por sekretari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves Burim Ramadani ka thene se ceshtja ka te beje me hetime per krime gjate periudhees se luftes ne Kosove.
Ndonese zyrtarisht nuk eshte dhene arsyeja thuhet se zoti Kuqi nuk ka pranuar te deshmoje kunder deputetit te Parlamentit te Kosoves Fatmir Limaj ndaj te cilit EULEX ka ngritur dyshime per krime lufte. Nga mesi i muajit mars EULEX-i arrestoi nente persona dhe leshoi nje urdher arresti edhe per deputetin Fatmir Limaj nen dyshimet per vrasje torture dhe cenim te shendetit e integritetit fizik te shqiptareve nga Kosova civileve serbe dhe te burgosurve te luftes ne fshatin Klecke ne Kosoven qendrore ne vitin 1999. Arrestimet nxiten reagime ne Kosove ndersa denimi i zotem i zotit Kuqi u kundershtua edhe nga Aleanca per Ardhmerine e Kosove nenkryetari i se ciles Ahmet Isufi i beri thirrje EULEX-it qe te mos demtoje vlerat e luftes.
Aleanca per Ardhmerine e Kosoves fton EULEX-in qe ti permbahet prioriteteve te veta per sundimin e ligjit ne Kosove dhe qe te mos prek ne luften e drejte te shqiptareve te Kosoves per liri demokraci dhe pavaresi tha zoti Isufi.
Ne reagimin e kesaj partie thuhet se EULEX-i ka per detyre te ndihmoje institucionet e Kosoves ne luften kunder korrupsionit krimit te organizuar dhe dukurive tjera negative qe po vazhdojne te rrezikojne qendrueshmerine e dhe funksionalitetin e shtetit te Kosoves.
Zyrtare te EULEX-it kane perseritur se hetimet qe kane te bejne me periudhen e luftes ne Kosove kane te bejne me individe dhe jo me ndonje organizate te caktuar.