E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga dy shtetasve, kapen me 20 gram kokainë

Në sajë të një pune hetimore, specialistët e seksionit kundër narkotikëve kanë bërë të mundur ndalimin e dy shtetasve. Ata janë : Sokratos Cari, 27 vjec , banues në Tiranë dhe Ledio Lito, 31 vjec, banues në Tirane, i dënuar më parë.
 

Ndalimi i tyre u bë ne baze të proçedimit penal të vitit 2010, për veprat penale të "Prodhim dhe shitje të lendëve narkotike" dhe "Moskallzim të krimit".
 

Në cilësinë e provës materiale ju sekuestruan 20 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, dy telefona tip "Nokia" dhe një automjet "Volzvagen Pasat".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›