E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, Prokuroria hetim 10 personave për kontrabandë

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin ndaj 10 personave të cilët akuzohen për kontrabandë me mallra që paguhet akcizë. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se po zhvillon hetime ndaj 10 personave duke marrë masat e sigurimit përkatës.
 

Kështu sipas prokurisë kanë nisur hetimet për shtetasit:
1. Laurent Bega, magazinier, i dyshuar per nenet 172-25,244,245/1 te K.penal. arrest ne burg
2. Klodian Cullai, punonjës i agjensisë doganore Ferries, i dyshuar per nenin 172-25, te K.penal.arrest ne burg
3. Afrim Mece, shofer, i dyshuar per nenin 172-25, te K.penal.arrest ne burg
4. Pëllumb Malollari, shofer, i dyshuar per nenin 172 te K.Penal.arrest ne burg
5. Kadri Rrapaj, doganier, i dyshuar per vepren penale te parashikuar nga neni 175-25 i K.Penal. arrest ne burg me afat.
6. Dashamir Kabaj,doganier, i dyshuar per vepren penale te parashikuar nga neni 175-25 i K.Penal.pezullim nga funksioni apo detyra shteterore.
7. Artur Mustafaj, doganier, i dyshuar per vepren penale te parashikuar nga neni 175-25 i K.Penal.arest ne burg me afat.
8. Selman Doci, doganier, shef turni, i dyshuar per vepren penale te parashikuar nga neni 175-25 i K.Penal.arrest ne burg me afat.
9. Lavdi Rraklli, doganier, i dyshuar per vepren penale te parashikuar nga neni 175-25 i K.Penal.pezullim nga kryerja e funksionit apo sherbimit publik.
10. Ylli Troplini, doganier, i dyshuar per vepren penale te parashikuar nga neni 175-25 i K.Penal.arrest ne burg me afat.

Hetimi i Prokurorisë Gjyqësore të Rrethit Durrës për çështjen në fjalë, i cili zhvillohet prej rreth 7 muajsh, është mbështetur në bazë të raporteve të vëzhgimit dhe bisedave telefonike nën përgjim, dhe përfshin aktivitetin e zyrës doganore të Porto-Romanos në Durrës, ku shtetasit e sipërpërmendur me detyrë doganierë, magazinierë, kontrollorë, punonjës i agjensisë doganore Ferries sh.p.k, shoferë të transportit, etj, kanë konsumuar veprat penale të "Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë" e kryer në bashkëpunim, dhe "Kontrabandë nga punojnës që lidhen me veprimtarinë doganore" .
 

Më konkretisht, shtesasit e sipërpërmendur, në bashkëpunim, kanë bërë të mundur kalimin e autoboteve të ngarkuar me sasi karburanti të cilat e kishin tejkaluar sasinë e deklaruar nga subjekti, pa kryer asnjë procedurë zhdoganimi apo njoftim në autoritetet doganore, të cilat janë lejuar të drejtohen në treg.
 

Sipas prokurorisë në bazë të ligjit për akzicat, lëndët djegëse u nënshtrohen ndër të tjera detyrimeve doganore të: akcizës dhe të TVSH, ndërkohë që sipas procesverbalit të dt. 03.11.2011, pas evadimit të një sasie të caktuar lënde djegëse të zhdoganuar, ndërsa është lejuar të evadohet sasia prej rreth 52.000 litra naftë e pazhdoganuar nëpërmjet dy autoboteve. Sipas fletës së përllogaritjeve në rastin konkret janë shmangur detyrimet doganore të importit në shumën 2.625.588 Lekë.
 

Ndërkohë Prokuroria Gjyqësore e Rrethit Durrës vijon hetimin edhe për mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në kryerjen e kësaj vepre penale.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›