E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për reformën, Wollfarth: Presim miratimin në Kuvend

TIRANË- OSBE/ODIHR ka përshëndetur vendimin e konferencës së kryetarëve për ngritjen e komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Kreu i prezencës së OSBE/ODIHR, Eugen Wollfarth e ka vlerësuar si një marrëveshje vendimtare arritjen e konsensusit dhe vendimin për ngritjen e komisionit për Reformën Zgjedhore.

Sipas tij ky pakt do të ndihmojë për të çuar përpara axhendën e ligjeve të tjera reformuese, të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.

Ambasadori Wollfarth në një prononcim për mediat theksoi se tani kërkohet miratimi përfundimtar në Kuvend gjë të cilën pret që ta shikojë gjatë seancës e radhës që do të mbahet mbahet ditën e enjte.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›