Video-përgjimi, Prokuroria: Riekspertizë me ekspertë të huaj
Prokuroria ka deklaruar se tre ekspertët shqiptarë kanë dështuar me ekspertizën që i kanë bërë video përgjimit Meta-Prifti ndërsa ka kërkuar të bëhet një riekspertizë nga e para.
Në seancën e sotme, pas përgjigjeve që vetë ekspertët kanë dhënë lidhur me pyetjet e bëra nga organi i akuzës, Prokuroria ka deklaruar se kërkon një tjetër ekspertim, por këtë radhë me ekspertë të huaj.
Sipas prokurorisë, përfundimet e arritura janë të pasakta që lënë vend edhe për abuzime të shumta.
Pas kësaj kërkese, trupi i Gjykatës së Lartë është tërhequr për të marrë një vendim. Vetëm pak seanca më parë tre ekspertët shqiptarë deklaruar në përfundim të ekspertizës së bërë për video përgjimin e ish ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti me ish numrin dy të qeverisë, Ilir Meta se videoja e dhënë nuk ishte origjinale dhe në të kishte vend për ndërhyrje të ndryshme.