E Diel, 1 Nëntor 2026

Pr/ligji, faturat e energjisë do jenë tituj ekzekutivë

TIRANE- Faturat e energjisë jo vetëm të CEZ me konsumatorët, por edhe të KESH-it dhe OST-së tashmë do të jenë tituj ekzekutivë, cka do të thotë se palët në rast të mospagesave të ndërsjellta, mund t’i drejtohen gjykatës. Është ky thelbi i projektligjit të miratuar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.

“Për ata që i shmangen detyrimeve secili subjekt të ketë të drejtën t’i drejtohet gjykatës, përmbarimit dhe të marrë lekët që i takojnë”, tha përfaqësuesi i METE Agim Bregasi.

KESH-i ka të vetmin klient që furnizon me energji vetëm CEZ-in, pra ne nuk kemi klientë të tjerë që furnizojmë më energji dhe për ne është jetike kalim i kësaj fature në titull ekzekutiv. Janë detyrime të mëdha dhe mund të shkojnë rreth 7 miliardë lekë”, u shpreh përfaqësuesi i KESH, Lorenc Kosta.

Ndërkaq, drejtuesit e Entit Rregullator të Energjisë kërkuan rritjen e gjobës për kompanitë energjetike që shkelin ligjin. Penaliteti aktualisht është 350 mijë lekë, ndërkohë që vendet e tjera e kanë deri në 10 për qind të xhiros vjetore të kompanisë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Pr/ligji, faturat e energjisë do jenë tituj ekzekutivë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›