Krujë, zjarri shkrumbon banesën, s’ka të lënduar
Një familje ka mbetur në qiell të hapur pasi banesa e tyre është shkrumbuar plotësisht nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme në fshatin Nuaj të Krujës. Shkaku i zjarrit mendohet të ketë qënë një shkëndijë elektrike. Dëmi llogaritet në 35 mln lekë të vjetra.
KRUJE- Një banesë një katëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Nuaj të rrethit të Krujës. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme, teksa banesa është përfshirë nga flakët të cilat e kanë shkrumbuar plotësisht ndërtesën.
7 anëtarët e familjes Murati u kanë shpëtuar për mrekulli flakëve, ndërsa tashmë kanë mbetur në qiell të hapur, pas shkrumbimit total të banesës së tyre. Sipas policisë në vendngjarje, dëmi llogaritet në 35 milionë lekë të vjetra. Nga hetimet policore mësohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije të energjisë elektrike.
Komuna Nuje ka ofruar për familjen e dëmtuar tashmë të mbetur të pastrehë, 1 milionë lekë të vjetra. (e.n/News24/BalkanWeb)