Durrës: Sherr me thika mes të rinjsh, dy të plagosur

Dy te rinj kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thika mes tyre. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e ditës së enjte në qytetin e Durrësit.
Sipas te dhenave te para, mesohet se kanë qënë tre të rinj të cilët janë përleshur me njëri-tjetrin. Të rinjtë me inicialet B.H, 17 vjeç, A.L, 17 vjeç, janë plagosur nga i riu me inicialet F.P, 17 vjeç.
Mësohet se të rinjtë janë transportuar me urgjence ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve te sherrit mes tyre, qe perfundoi me pergjakje.